Kultura

Violinisti i njohur italian, Gibboni, koncert në Tiranë (VIDEO)

10 Tetor, 12:29| Përditesimi: 10 Tetor, 12:47

  • Share

Emocion dhe magji përmes tingujve të violinës ka përcjellë artisti italian Giuseppe Gibboni në koncertin e tij mbrëmjen e djeshme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Një ndër violinistët më të mirë aktualisht në skenën botërore, volinisti i njohur italian , fitues i çmimit prestigjioz Paganini në vitin 2021, interpretoi koncertin për violinë nr. 2 të Paganinit, nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, të drejtuar nga dirigjenti Sergio Alapont. Ky koncert ishte i pari për të në skenën shqiptare.

“Kam shumë miq muzikantë nga Shqipëria, që më përcjellin një sinergji të jashtëzakonshme. Shoh interesin e tyre në rritje për muzikën, veçanërisht për muzikën klasike dhe kjo më lumturon, Koncerti nr.2 i Paganinit, “La Campanella” është shumë i famshëm. Ai ishte një violinist i madh virtuoz që ndryshoi krejtësisht teknikën e violinës dhe të interpretosh atë është gjithmonë shumë sfiduese.”, - tha Gibboni.

Koncerti simfonik u interpretua me një virtuozitet që ndërthur pasionin me perfeksionin teknik, ndërkohë që Gibboni mbushi skenën jo vetëm me muzikën e Paganinit, por edhe me melodi të tjera nga Rachmaninoff, Stravinsky & Rimsky-Korsakov.

Pas kësaj mbrëmjeje e gjithë trupa artistike me koncertin “Giuseppe Gibboni” do të udhëtojë drejt Bolonjës, në një ndër festivalet muzikorë më të rëndësishëm në Europë.

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?