Violinisti Jonian Kadesha vjen me një koncert në Tiranë: Jam rritur në Greqi, por ndikimet janë shqiptare!

19 Tetor 2018, 16:31| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 10:29

  • Share

Violinisti Jonian Kadesha rikthehet në Shqipëri për të çelur stinën koncertore të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Një mbrëmje e  veçantë nga artisti me famë ndërkombëtare Jonian Ilias Kadesha, i cili vlerësohet për talentin dhe individualitetin, ndaj qasjeve artistike do të shoqërojë shqiptar. Por çfarë e kthen herë pas here me koncerte në Tiranë artistin e ri, së bashku me violinën e tij të shekullit XVIII?

Gjithmonë në shtëpi kemi ruajtur traditën, duke filluar gjithmonë nga gjëja më e rëndësishme që është gjuha. Kemi folur shqipen, kështu që kur e flet mirë gjuhën hapen shumë dyer për të kuptuar shumë gjuhën e një vendi. Jam rritur në Greqi, por ndikimet kanë qenë përherë shqiptare.

Jonian Ilias Kadesha, violinisti

 

Cilat janë ato elemente shqiptare që i pëlqejnë?

Humori edhe ushqimi më pëlqejnë këtu, sikundër më pëlqejnë edhe në Greqi. Sinqeriteti që kanë njerëzit. Kuptohet që ka shumë gjëra, se vendi ka kaluar shumë faza që nuk kanë qenë pozitive, por vazhdimisht kam ardhur shumë herë për të parë edhe familjen, që kam në Tiranë edhe vë re vetëm përmirësim.

Po koncertet që luan në Shqipëri, çfarë rëndësie kanë për të?

Çdo koncert është special, por ky në veçanti edhe pak më special. Ka shumë arsye, për repertorin dhe për vendin ku luaj, një kombinim që nuk bëhet shumë herë. Del pak në kuadrin klasik të një koncerti. Ka vepra të ndryshme, por me një element të përbashkët të muzikën rapsodike, të muzikës me element nga Europa Lindore, por edhe sepse është në Shqipëri në atdheun tim. Unë nuk jam rritur këtu, jam rritur në Greqi, por ndihem edhe unë shqiptar, sepse kam ardhur gjithmonë këtu.

Por, violinisti është edhe fitues i shumë konkurseve ndërkombëtare të Muzikës së Dhomës dhe Solo, çfarë vendi zënë në karrierën e tij këto çmime?

Konkurset më kanë ndihmuar, është një mënyrë për t’u shfaqur në skenë. Për t’ia bërë publikut të ditur se ekziston dhe ke diçka për të dhënë, por nuk do të thotë se është element për të ecur si muzikant. Unë gjithmonë jam munduar që të jem sa më i ndjeshëm në këtë aspekt edhe të merrem me artin e vërtetë e jo të merrem me shumë konkurse. Sa vjen edhe po i largohem kësaj. Ka kaq shumë elemente që duhet të kombinohen, se në një juri janë shtatë vetë që kanë mendime të ndryshme. Është diçka që është mirë për të t’u bërë por vetëm për anën personale artistike.

Joniani sot, a është një artist i afirmuar në skenë falë ndihmës së prindërve, punës që ka bëra vetë apo falë talentit që ka?

Talenti është diçka që zhvillohet, për t’u zhvilluar duhet puna serioze, por edhe duhet që të jetosh, jo që të marrësh shumë seriozisht. Unë mendoj se ky është edhe çelësi për tu hapur si artist, janë shumë element. Kuptohet që ndihma e prindërve është shumë domethënëse, edhe në rastin tim ka qenë edhe më e rëndësishme, se babai im ka qenë edhe mësuesi im për shumë vite, ai më mësoi violinën, por edhe mbështetja e mamasë edhe motrës më vonë. Po, punë, talent, familje, miqtë, çdo gjë në jetë të ndihmon për t’u bërë një artist i kompletuar.

Repertori që sjell në koncerte edhe detyra e tij, si shqiptar...

Në çdo koncert që kam ardhur në Shqipëri jam munduar që të prezantoj programe të ndryshme me kontrast nga njëri-tjetri, Beethoven,Moxart, ka shumë vepra që nuk janë luajtur në Shqipëri, që në Europë edhe në botë janë standarde të repertorit. Patjetër që janë bërë në shkollë, por nuk janë luajtur në publik. Unë zgjedh programe, pjesë që më pëlqejnë, por edhe e shikoj edhe si një detyrë për t’i shpjeguar publikut sesa shumë anë ka muzika klasike.

Programi artistik përmban vepra nga, Franz List, Henryk Wieniawsky, Pyotr Ilyich Tchaikovsky,  Thoma Gaqi, Johann Sebastian Bach, Iannis Xenakis, Maurice Ravel, Georges Enescu. Për herë të parë në Shqipëri në këtë mbrëmje të Stinës Koncertore e ftuar është violonçelistja britanike, Vashti Hunter. Koncerti zhvillohet në orën 19.00 në Sallën e Qendrës Kulturore tek Katedralja Ortodokse në Tiranë. Pas koncertit Jonian Kadesha do të shkojë në Austri në Festivalin AplenArte, për të luajtur vepra të muzikës së dhomës.

Komento

Komente

  • Fredi: 19/10/2018 22:13

    Do jetë rritur ahengjeve të tavernave me jevgj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?