Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy

Kronikë
VIP & Spektakël

"Vip i politikës", e ‘kryqëzuan’ se u sugjeroi dialog, Noizy u uron fat studentëve: S’më rruhet as për…

17 Dhjetor 2018, 15:49| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 16:01

  • Share

Deklarata e reperit shqiptar Rigels Rajku i njohur si Noizy ku u sugjeroi studentëve protestues që të uleshin dhe të dialogonin me kryeministrin Edi Rama, për shumë komentues u cilësua si njëanshmëri politike dhe filluan ta kryqëzonin me sharje të ndryshme në rrjetet sociale.

Ditën e sotme reperi ka bërë një tjetër status që u drejtohet studentëve. “S’më rruhet as për PS as PD as LSI. Nje mini sqarim i vogel.  Thjesht doja me tmiren per keta student qe po rrijne ne te ftoht pa rezultat,”- shkruan reperi duke treguar se nuk mbështet asnjërën nga partitë.

Statusi i Rigels Rajkut në Instagram 

Më tej Rigelsi bën një tjetër status në Instagram dhe vijon me ironi: “Mos bëni Dialog. Dialogu nuk bën. Jeni shumë mirë kështu siç e keni nisur. Bravo ❤ Ju Uroj fat shpresoj t’ia dilni mbarë”.

Statusi i Rigels Rajkut në Instagram 

Sot është dita e 14-të e protestës së studentëve dhe prej 5 ditësh ajo është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Studentët kanë parashtruar 8 kërkesa, ku përfshihet përgjysmimi i tarifave universitare dhe deri në përmirësimin e cilësisë së arsimimit publik në Shqipëri. Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje disa herë për dialog, por kjo kërkesë është refuzuar vaszhdimisht nga studentët. Ata kërkojnë plotësimin e pikave të parashtruara pa negociata. 

Për më shumë detaje lidhur me kërkesat e studentëve dhe thirrjet për dialog të kryeministrit Rama(LEXO KËTU)

1/2
Komento

Komente

  • Justice: 17/12/2018 19:07

    Si guxoni flisni keq per kte akademik? Vetem nje gje skuptova!ku e mesoi fjalen Dialog?

    Përgjigju
    • Hajdaro: 17/12/2018 19:25

      Justino nuk e njifke noizin !!! Ka qen rrefugjat n angli ai plako ke

  • Lissius: 17/12/2018 18:17

    E bardha jeshile vetem 4 Klase shkolle ka normal qe nuk i rruhet fare dhe xhepat plot nga bisnessi i "barishteve"

    Përgjigju
  • Petriti: 17/12/2018 17:45

    Kjo lloj deklarate pritet nga soji jot,qe per pak fame dhe para,jeni gati te shisni edhe b•••n.

    Përgjigju
  • Tini: 17/12/2018 16:19

    Reagimi i Noizit eshte i sakte kunder atyre qe e ofenduan, dhe shume i sakte per mbeshtetjen e sinqerte per levizjen studentore ne teresi ne zgjidhjen e te gjitha problemeve qe ato kane ngritur . Noizin e sulmojne fidanishtey politike dhe jo studentet , qe per mua kane bere nje nga protestat me ekzemlare te 27 viteve te demokratures , me shume kulture dhe larg dhunes , dhe prandaj kane perkrahjen mbare popullore

    Përgjigju
  • Tom: 17/12/2018 16:13

    O qelbsir ca k...don ti je I pa shkolluar je injorant per cfar studentat Duane ata kan nevoj per mbeshtetjen e popullit qe te plotesojn kushtet e tyre per te studjuar e kupton ti qe mundohesh ti bindish me nderhyrjen e Edi Rames ata do ta shkundin qeverin aq shum sa do shikoni ne ditet qe do vijn, fun i kti idjotit qe qeveris si rrugac.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?