VIP-at reklamë aparatit të nitratit për fruta-perimet, Braçe: Lodër kineze e pacertifikuar! U paguan të dëmtojnë prodhimet vendase

30 Gusht, 14:50| Përditesimi: 30 Gusht, 15:31

  • Share

Muajt e verës, një grup personazhesh të njohur të ekranit, përveçse shfaqën episode nga pushimet, reklamuan masivisht në rrjetet sociale, me zë e figurë një aparat që fare thjesht zbulonte nëse fruta perimet kishin brenda normave nivelin e nitratit.

Pajisja e cila u përhap në duart e disa personazheve, nga moderator, aktor, dietologë e blogerë, mban mbishkrimin “GreenTest Albania”. Aparati kinez sjellë në vendin tonë nga Klevis Begaj, një personazh ky i ftuar edhe në media për të treguar se sa të sigurt jemi nga ushqimet që konsumojmë, është produkt i një biznesi të regjistruar në QKB në vitin 2019, tashmë me statusin i pezulluar.

Klevis Begaj

Moderatorët Blendi Fezviu e Alketa Vejsiu, aktori i angazhuar në politikë Florian Binaj, dietologia Anila Kalleshi dhe nutricionistja Matina Çobo, e personazhe të tjerë që GreenTest Albania shfaqte në faqet e saj në rrjetet sociale, reklamuan pajisjen duke e testuar live në profilet e tyre në fruta dhe perime të ndryshme, ku përmbatja e nitratit herë dilte në normë, dhe herë shumë mbi normën e lejuar duke ngritur alarmin se po helmohemi nga prodhimet tona.

VIP-at që reklamojnë pajisjen 'Green test' në rrjetet sociale, marrë nga faqja zyrtare e 'GreenTestAlbania'

Gazetari Blendi Fevziu duke reklamuar në rrjetet sociale pajisjen 'GreenTestAlbania'

Dietologia Anila Kalleshi duke reklamuar në rrjetet sociale pajisjen 'GreenTestAlbania'

Por sa e saktë është kjo aparaturë? Përgjigjen e jep deputeti socialist Erjon Braçe i cili thotë se ka marrë përgjigje zyrtare nga institucionet shqiptare, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurisë Ushqimore e veterinare dhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut. Duke cituar institucionet, Braçe thotë se pajisja nuk ka asnjë certifikim për përdorim masiv, nuk bën analizë biologjike e kimike të produktit, dhe nuk është ndërtuar mbi asnjë bazë të direktivave të BE-së.

Mbi këto fakte, Braçe thotë se e gjitha ishte një fushate e madhe kundër prodhimit vendas për të shitur ca lodra kineze pa asnjë bazë shkencore e ligjore, siç ai thekson.

“Kanë përfshire prezantues, okuliste, nutricioniste, apo dietologë, thotë njëra këtu unë tani e përdor për krijimin e dietave ushqimore.... Apo aktorë të mëdhenj që janë futur në politikë që thonë që e zbulova rastësisht në internet dhe tani e di se cjemi duke konsumuar në familje. Këta janë paguar të gjithë për këtë fushatë. Kanë bërë dëm kolosal për bujqit”, thotë Brace

Për të garantuar cilësinë e produktit shqiptar, Braçe flet me shifra.

“Deri në fund të korrikut, bujqit tanë kanë prodhuar e eksportuar 200.000 tonë fruta e perime te freskëta me një vlerë të faturuar 110 milione euro! Nuk eshte kthyer mbraps asgjë. Janë analizuar ne laboratorë ekselence ne vendet e BE”, shprehet deputeti.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes se Tregut në përgjigjen dhënë deputetit Brace thotë se deri tani janë gjetur dy kompani që kanë tregtuar të tilla pajisje, por ato janë me status të pezulluar nga ato vetë.

Megjithatë, “GreenTest Albania” vijon të shfaqë postime në Instagram me aparaturën kineze.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/08/2024 00:39

    Bota i njeh e i perdor keto lloj aparaturash e te tjera qe testojne jo vetem nivelin e nitratit,por dhe pesticideve,problemi eshte qe ne kete rast ajo /Albania/ qe paska te ngjitur nga pas,e ben aparaturen te duket sikur eshte bere kastile per tregun tone,pra te dyshimte.Dhe sa per ate qe z.Brace mburet per eksportet e fermereve dhe e quan kete si fushate sabotimi,do te doja te mos vinte doren ne zjarr,sepse ndoshta prodhimin per eksport fermeret tane e trajtojne ndryshe nga ai per tregun e brendshem,p.sh.prodhimi i kesaj ngastre eshte per eksport,kurse ai i asaj tjetres eshte per tregun e brendshem,pra nuk ka garanci.S.d.q,per ata qe merakosen per sasine e pesticideve,ju rekomandoj qe perimet e frutat perpara perdorimit t'i lene e t'i lajne per 15-20 min. ne tretesira uji+sode buke,ose uthull+uje e pastaj t'i shpelajne mire.I heq nje pjese te mire te pesticideve megjithese jo 100 %.

    Përgjigju
  • Koli: 31/08/2024 00:15

    Na mbushe mendjen o Brace. Nuk ka nevoje as per lodra kineze as per gje, prodhimet duken qe jane te manipuluara thellesisht. Ne vend te deklaratave qeveria te flase me fakte, dmth qe te beje analizat dhe te na e thote cfare po konsumojme. Besim pa fakte nuk ka.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 30/08/2024 21:54

    BE është në krizë dhe hyn çdo lloj helmi këtu duan të mbysin njerzit sa ma shumë me këto ushqime që rrin me muaj të tërë dhe nuk kalben.

    Përgjigju
  • konsumatori: 30/08/2024 19:10

    Bracja i quan lodra kineze! Po dakort, po ky Brace ose nuk behet burre dhe merr nje pjeper e nje shalqi dhe te shkoje ne laboratore te certifikuar dhe publikisht te hedhi poshte ato "lodrat kineze", apo keshtu i intereson ? Se mos atij i dhimset shendeti ketij populli qe i gjen ne rradhe ne spitalin onkologjik!!! I duhet te rizgjidhet deputate zoteria tate!

    Përgjigju
  • Zoni: 30/08/2024 18:27

    Po sikur ai bostani te jete nga Maqedonia per shembull. Nga e mori Fevzo nga bacja ne Rolling Hill ?

    Përgjigju
  • Frank Lucas: 30/08/2024 17:55

    Lodra ne fjale nuk eshte e thene te jete ekzakte, po qe eshte me ekzakte se kontrolli inekzistent qe beni ju eshte. Pershembull kete vit shume produkte nuk kane qene dhe aq keq, ndersa vjet ishte skandal kudo. Nuk jane te gjitha produktet qe kane nevoje te maten, por kryesoret jane: 1) Shalqiri 2) Domatja 3) Selino 4) Kastraveci 5) Qepa 6) Hudhra 7) Patate 8) Rrepa 9) Kunguj 10) Luleshtrydhe 11) Panxhari 12) Lakra 13) Sallata 14) Spinaqi Kryesisht produkte te tokes. Vjet sic thashe kane qene shume shume keq, kete vit qe i kam matur shum me mire. Po ti zoteri merru te vendosesh standarte mos u merr me kto pajisjet budalla burr.

    Përgjigju
  • Suzi: 30/08/2024 17:55

    Zoti deputet me mire mos u prononconi fare se te mundoheni te na mbushni mendjen.E kam aparatin dhe ne produktet e kopshtit tim nuk ka dale asnjehere as ne normat e lejuara por ne minimum <30.Produktet e blera ne treg shumefishohen me dhjetra here normat e lejuara.A mund te na thoni zoti Braçe pse qenka I pasakte ky aparat?!

    Përgjigju
  • Lushnjari: 30/08/2024 15:52

    Hap padi per disinformacion zoteri Mos fol me neper FB

    Përgjigju
    • Or tej: 31/08/2024 07:45

      Po i hoqe fb mori fund i gjori or teeeejjjjj

  • Dakord: 30/08/2024 15:52

    Z. Ish Kryeministër, jua bëjnë shumë mirë përderisa këtu nuk ka shtet. Sikur e kemi një nen që të çon në ndjekje penale kur përhap panik mbi bazë shpifjeje në popullatë. Paditi aty ku duhet se ne lexuesit prap specat tona do hamë me apo pa nitrate. Por ju që keni drejtuar qeverinë dhe jeni ligjbërës, respektoni ligjet që keni bërë vetë dhe popullin që ju voton dhe bëni padi penale për shpifje ndaj Fevziut. Apo nuk ta mban??

    Përgjigju
    • Lamja: 30/08/2024 18:01

      Po e drejtë o patronazhist

  • Vladimir: 30/08/2024 15:20

    Kz aparat eshte qe Brace flet! eshte testuar nga shkencetare ketu ne Amerike se ka plot fermere qe vendosin me shume itrate se sa duhen ne produktet e tyre

    Përgjigju
    • Leni: 30/08/2024 20:53

      A na e tregon dot linkut ku mund ta shikojme kete testim?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?