Modelja shqiptare, Adrola Dushi

VIP & Spektakël

‘VIP-at shqiptarë fluturojnë’, Adrola Dushi tregon takimin me Jennifer Lopez

18 Gusht 2018, 13:11| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 13:14

  • Share

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e saj në Amerikë dhe karrierën e saj atje. Teksa foli për “Mirage”, Adrola shprehu diferencën që ajo sheh mes VIP-ave shqiptarë dhe atyre të huaj, duke u bazuar tek disa foto që bënë xhiron e rrjetit pak kohë më parë, ku modelja shihej krah yllit Jennifer Lopez.

 “Ishim në një koncert që u bë në Las Vegas për disa produkte, isha bashkë me Xhesikën. Ishim pjesë e koncertit ku Jennifer do të këndonte, takuam shumë njerëz aty. Me Jennifer thjesht bëmë një foto, u përshëndetëm,”- tha Dushi.

Më tej ajo theksoi: “Nuk është se bëmë muhabet me Jennifer- in, por për aq sekonda sa ne u takuam ishte një takim shumë i thjeshtë, shumë njerëzor dhe shumë i mirë. Unë kam një ankesë të madhe për “VIP- at” shqiptarë, nuk u prek këmba në tokë kurrë, sikur kanë krahë dhe fluturojnë. Jo të gjithë sigurisht, por ky është dallimi i jashtëzakonshëm që mund të bëj midis tyre dhe personazheve të huaj.”

Adreola është bërë nënë e një djali, i cili tashmë është 5-vjeç dhe e ka pagëzuar me emrin Troi.

Modelja shqiptare Adrola Dushi me këngëtaren Jennifer Lopez 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?