Virologia italiane Ilaria Capua, drejtuese e ‘One Center of Excellence Health Center’ në Universitetin e Florida në SHBA, në një intervistë me ‘Corriere della Sera’ tha se pandemia mund të ishte shmangur dhe se përgjegjësia për emergjencën shëndetësore është kolektive pasi Covid nuk ishte një “meteorit i papritur”
Për rreth 8 muaj Covid-19 ka vazhduar të qarkullojë nga një skaj i botës në tjetrin, me mbi 800 mijë viktima dhe 24 milionë të infektuar.
"Që Sars-Cov-2 po vazhdon të qarkullojë, kjo ishte e pritshme”, - tha Capua. “Qëllimi i virusit është të infektojë të gjithë njerëzit që takon për të siguruar mbijetesën e tij. Është iluzionuese të mendosh se me ardhjen e stinës së verës Covid do të ishte "tërhequr". Viruset nuk mendojnë dhe as nuk shikojnë".
Sipas virologes italiane, mosha mesatare e të infektuarve ka ndryshuar, gjë që tani përfshin një segment më të ri të popullsisë në krahasim me fillimin e pandemisë dhe në ''muajt e nxehtë'' të emergjencës shëndetësore.
Sipas Capua, sfida e re tani e sistemit shëndetësorë është riorganizimi i jetës së popullatës në rrezik.
“Nuk flitet për bllokime, por për sjellje të vetëdijshme që mund të largojnë rrezikun e infeksioneve. Rregullat janë gjithmonë të njëjta: maska, distanca, higjena” – tha Ilaria Capua
Në lidhje me mosmarrëveshjet midis virologëve për mundësinë e një "valë të dytë" në vjeshtë, Capua tha se "Kur flasim për 'valën e dytë' i referohemi spitalizimeve në kujdesin intensiv dhe për ta duhet një bashkëpunim aktiv mes qeverive dhe populates pasi kjo është çështje e përgjegjësisë kolektive".
Teksa një studim i kryer në Hong Kong ka treguar se antitrupat neutralizues, të zhvilluar nga ata që tashmë kanë pasur infeksionin, nuk garantojnë imunitet nga një infeksion i mëvonshëm, Capua u shpreh, "Jam e befasuar me habinë që ka ngjallur ky lajm. Një nga pikëpyetjet që na janë paraqitur nga ky virus lidhet saktësisht me përgjigjen imune të organizmit të njeriut. Ne pyesim akoma veten: antitrupat që prodhohen a janë mbrojtëse kundër riinfeksionit? Dhe për sa kohë? Ne ende nuk e dime”.
Virologologia tha gjithashtu se pastaj bën një hap prapa nga fillimet e epidemisë kur ajo vetë kishte deklaruar se në shumë aspektë "Komuniteti shkencor ka dështuar dhe duhet të jetë vetë-kritik. Pandemia e Covid nuk ishte një meteorit i papritur. Ishte e parashikueshme dhe mund të shmangej. Shpresoj që kjo emergjencë të shërbejë si mësim për të ardhmen".