Virologologu Italian Andrea Crisanti, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së Universitetit të Padovës tha se respektimi i masave antiCovid janë mënyra e vetme për të frenuar rrezikun e një valë të dytë të pandemisë.
“Është çmenduria të thuash që maska dhe distanca fizike nuk janë më të nevojshme sepse të infektuarit aktual nuk janë infektues” – tha Crisanti
Sipas tij, nuk ka akoma ndonjë provë shkencore që asimptomatikët apo ata me simptoma të buta, nuk infektojnë sepse te ata ngarkesa virale është e ulët.
"Me testet e kryera ne jemi të sigurt që asimptomatikët mund të transmetojnë virusin ashtu si edhe ata me simptoma të moderuara. Në shumë sëmundje, asimptomatikët janë shumë më infektivë se sa ata me simptoma, përshembull si në rastin e tuberkulozit” .
Virologu Italian theksoi se teorikisht ekziston mundësia e një valë të dytë por mundësitë janë të vogla.