Virologu italian: Nuk do të ketë valë të dytë Covid! Rihapja e shkollave-test stresi për të gjithë

28 Gusht 2020, 13:28| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 13:31

  • Share

Virologologu italian Fabrizio Pregliasco i Universitetit Vita-Salute i San Raffaele është i bindur se nuk do të ketë valë të dytë infeksioni nga koronavirusi 

Pregliasco ka apeluar për një sens kolektiv, që siç tha ai, ‘për të shmangur kërcënimin e një rikonfeksioni masiv’.

Me ‘ringjalljen’ e infeksioneve javët e fundit, në lidhje me valën e dytë, gjithçka, sipas virologut, do të varet nga monitorimi i rasteve të reja dhe ndjenja e përgjegjësisë kolektive.

Në lidhje me rikthimin e nxënësve në shkollë, virologu Italian u shpreh se, pavarësisht se mendohet që fëmijët janë rezistent ndaj Covid, gjithsesi rihapja e shkollave do të jetë ‘një test stresi’ për të gjithë, për autoritetet e shëndetit dhe familjet.

Teksa ditët e fundit numri I rasteve të reja ka filluar të rritet, sipas Pregliasco, kontrolli I këtyre rasteve, janë basti i së ardhmes së afërt, duke marrë parasysh edhe mbërritjen e sezonit të gripit.

Gjithsesi ai u shpreh se mbetet optimist se nuk do të ketë një valë të dytë infeksioni, por duhet ta mbrojmë veten duke respektuar masat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?