Ulur në stola duke pritur radhën e të tjerë që vijnë pa pushim. Kjo është situata në qendrën shëndetësore numër 10 në kryeqytet. Më së shumti janë qytetarë që kërkojnë ndihmë për gripin dhe virozat e stinës, fluks i cili është rritur ndjeshëm ditët e fundit.
“Afërsisht 100 pacientë në ditë për të gjithë qendrën shëndetësore. Kryesisht me temperaturë mbi 38 gradë celsius, kollë, dhimbje të fytit, anoreksi. Nëse simptomat vijojnë të zgjasin duhet që të paraqiten pranë mjekut të familjes sepse mund të shkojnë në komplikacione me prekje të sistemit respirator”, tha mjekja e familjes Bruna Toçila.
Mjekja e familjes Bruna Toçila thotë se më të prekurit janë fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë e të pavaksinuarit. Ndaj bën thirrje për kujdes të shtuar e vaksinim.
“Më së shumti pacientët që paraqiten, janë mosha e tretë, të sëmurët kronik dhe kryesisht ata që nuk janë vaksinuar. Do të këshilloja të gjithë ato persona që nuk janë vaksinuar ende dhe nuk kanë kaluar një virozë, të paraqiten për tu vaksinuar që të jenë të mbrojtur”, tha mjekja.
Situatë e rënduar me viroza dhe grip është në thuajse të gjitha ambientet spitalore të vendit. Edhe në Lezhë numri i personave që kërkojnë ndihmë nga bluzat e bardha i kalon 100 në ditë.
“Fluksi ka qenë shumë i shtuar për shkak të virozëve që kanë qarkulluar. Mbinkarkesën e kanë shkatuar virozat. Me koomplikacione pneumoni, gastroenterite. Të sëmurët kanë dhe sëmundje të tjera që i rëndojnë. Në 24 orë 100 raste. Është shtuar dukshëm këto dy javë. Urgjenca është gjithmonë e hapur. Vështirësi për mjek ka pasur gjithmonë”, tha mjekja Elsuida Prendi.
Ambientet e kufizuara dhe kushtet jo të përshtatshme mbeten problem në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, por ky problem pritet të gjejë zgjidhje pas rikonstruksionit të plotë dhe zgjerimit të ambienteve në godinë.
Pertej problematikes se virozave due te them dy fjale per doktoreshen e Lezhes qe tani po e marr vesh qe quhet Elsuida. Jam nga ata persona qe mundohem te jem mirenjohes per mjeket ne pergjithesi dhe te them pershtypje jonegative edhe kur ne jo pak raste nuk e meritojne. Tani po e shikoj qe qenka transferuar ne Lezhe sepse para pak muajsh jam ndeshur me te rastesisht ne spitalin e ri Memorial te Fierit, pikerisht ne urgjencen e spitalit. Me ka bere pershtypje shume negative arroganca e saj. Per etike nuk dua ta rendoj me epitete te tjera, po ajo femer vetem sjellje mjeku nuk ka. Na mbajti disa ore ne urgjence duke na penguar mundesi qe te na sherbente mjeku kardiolog, qofte edhe me pagese (zyrtare). I paimagjinueshem cinizmi i saj. Eshte e tepert qe te tille njerez te paguhen nga taksat dhe te jene ne te tille nivel humanizmi. Ky tip i meriton te gjitha vleresimet negative.
Përgjigju