Shëndeti

Viroza e stinës/ Pediatria në QSUT drejt ezaurimit të shtretërve, mjekja pediatre: 300 urgjenca në ditë, fluks nga rrethet

25 Nëntor 2021, 18:54| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 19:07

  • Share

Shtimi i virozave të stinës, po çon në ezaurim të kapaciteteve në Pediatrinë e QSUT-së.

Shefja e shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, Numila Kuneshka tregon se me rreth 20 shtrime në ditë situata është e përballueshme, ndërsa u drejton një thirrje kolegëve të saj në rrethe.

"Të paktën në bilancin e dy-tre ditëve të fundit numri i shtrimeve në ditë ka qenë nga 15-20 shtrime në 24 orë. Deri në këtë moment situata është e përballueshme por një apel për mjekët e rretheve që rastet që mund të trajtohen atje të mos i dërgojnë për të mbingarkuar fluksin si në urgjencën e pediatrisë ashtu dhe në spitalin dhe pavionet e tjera të pediatrisë", shprehet Kuneshka.

Numri i urgjencave në 24 orë ka shkuar në 300, ndërsa më i lartë fluksi është gjatë orëve të natës.

"Nëse gjatë muajit shator-tetor ky numër ka qenë afërsisht 200 fëmijë në 24 orë shohim që dy javorin e fundit ky numër është rritur dhe shkon gati në 300 fëmijë kryesisht dhe në fundjavë të cilët paraqiten gjatë 24-orëshit. Paraqiten me probleme kryesisht të rrugëve respiratore, të rrugëve të sipërmes ose të poshtme respiratore, pra me kollë, me temperaturë, kollë me sekrecione, kollë të thatë, laringite, bronkolite, bronkopneumoni, pneumoni etj", thotë pediatrja për 'Report Tv'.

Më të pakta janë rastet e fëmijëve me COVID. Nga 20 shtrime në ditë vetëm 1 apo dy fëmijë rezultojnë të prekur nga virusi.

Përveç shtimit të virozave të stinës, një element tjetër që e bën situatën të papërballueshme, është rikonsturksioni i një pjese të pediatrisë, duke kufizuar edhe më tej kapacitetet spitalore për pacientët e vegjël.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?