Virozat e stinës, fluks fëmijësh në pediatrinë e Fierit! Mbi 100 fëmijë në ditë në pediatri me temperaturë e kollë

8 Nëntor 2022, 15:08| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 15:16

  • Share

Ndryshimet stinore kanë shtuar fluksin e fëmijëve që paraqiten me virozat e stinës në pediatrinë e spitalit Rajonal të Fierit, ku çdo ditë numërohen deri 100 raste.

Mjekja pediatre Anila Muka tregon disa nga shkaqet dhe simptomat virale të fëmijëve, që sipas saj prekin kryesisht rrugët e frymëmarrjes.

“Kemi shtim të rasteve të fëmijëve që na vijnë në spital, kryesisht me virozat e stinës, katare të rrugëve të sipërme respiratore, enteroviroza. Fëmijët e manifestojnë kryesisht me temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje , të vjella ose forma të tjera që kapin shifra më shumë se 100 raste. Ka dhe raste më të rënda që manifestojnë bronko-pneumoni, shtim të laringiteve.- tha mjekja.

Këshilla kryesore që jep për prindërit mjekja pediatre është të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë vizitat dhe tek mjeku i familjes.

 “U këshilloj nënave, që kur fëmijët fillojnë të sëmuren, rastet e lehta me temperaturë me pak kollë le të paraqiten njëherë tek mjeku I familjes- tha mjekja.

Shumica e rasteve të paraqitura në pediatrinë e Fierit vijnë nga zonat rurale, ku shpesh mungojnë qendrat e afërta shëndetësore

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?