Virozat e stinës, fluks i shtuar në spitalin e Beratit, mjekët: Kemi mbi 130 vizita në ditë në urgjencë dhe 100 në pediatri! Rastet e rënda i çojmë në Tiranë

9 Janar, 15:22| Përditesimi: 9 Janar, 15:33

  • Share

Ulja e temperaturave, nga mbi 10 gradë celcius deri në minus 2 gradë, ka sjellë shtim të numrit të të sëmurëve me virozat e stinës në Berat. Mjekët e urgjencës shprehen se ka qindra vizita në ditë, deri në 130 persona gjatë 24 orëve në urgjencë ndërsa në pediatri 100. Më të prekur nga virozat janë moshat nga 1 deri 14 vjeç si dhe  moshat e treta.

Sipas mjekes Isida Golemi njëkohesisht nëndrejtoresha e spitalit rajonal të Beratit, këtë fillim viti ka një fluks tepër të madh vizitash për shkak të virozave të stinës.

Mjekja Golemi shprehet se nga 1 janari deri sot ka patur mbi 1000 vizita në urgjencë prej të cilave 900 janë në pediatri.

“Përsa i përket inflamacionit më tepër shfaqet në rrugët respiratore dhe ato kardiovaskulare ndërsa rastet më të rënda i dërgojmë në Tiranë. Duke qenë një spital rajonal vijnë pacientë nga Skrapari Kuçova apo Dimali e Poliçani kjo vështirëson punën e mjekut ndaj më shumë duhet të punohet nga mjekët e familjes Pacientët mos të vijnë për nje vizit të thjesht në urgjencë, këtu të vijnë rastet më të rënda”- u shpreh mjekja ndër të tjera.

Mjekja Golemi thekson se shtimi i fluksit emigrantëve është një tjetër faktor shtimin rasteve të virozave por theksoi se situata është nën kontroll.

“Jemi duke bërë përgatitjet për analizën vjetore ku nuk përjashtohen edhe rastet me covid. Ndaj këshilla ime është të shmangen grumbullimet si dhe të ketë perkujdesje, duke u paraqitur te mjeku i familjes që në simptomat e para”- shtoi Golemi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?