Virozë apo Covid? Tek mjeku i familjes me simptomën e parë, raport ose vërtetim për të shëruarit nga koronavirusi

6 Dhjetor 2021, 21:04| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 21:07

  • Share

Më herët një virozë e thjeshtë stinore kalohej lehtësisht pa shqetësime të mëdha. Tashmë për shkak të frikës së COVID dhe varianteve të këtij virusi, që në simptomat e para qytetarët drejtohen tek mjeku i familjes.

"Kemi pacientë që na paraqiten me rrufë, me kongjestion nazal, me kollë, me dhimbje fyti. Të gjitha raste e dyshuara i nënshtorhet tamponit. Shumica e rasteve janë virozat që qarkullojnë. Kemi diku tek 30 vizita në ditë maksimumi" - tha mjekja e familjes Ursina Hajdini.

Rezultati pozitiv, shpesh i bën qytetarët të harrojnë procedurat që duhen ndjekur tek mjeku i familjes, për të mos u penalizuar për mungesën në punë. 

"Që të pajisen me raportin e paaftësisë së përkohshme në punë duhet ta kontaktojnë mjekun që në fillim të simptomave ose nëse nuk ndodhë kjo gjë dhe drejtohet fillimisht në sektorin shëndetësor privat, ta kontaktojnë në momentin e parë që diagnostikohet. Nëse nuk e kontakton dhe e kontakton më vonë kur ka mbaruar periudhën e karantinës dhe të sëmundjes gjithsesi nëse ai sjell dokumentacionin përkatës, ka rezultuar pozitiv me një test tampon apo rapid test në një laborator të certifikuar, mund të pajiset me vërtetimin që ka kaluar COVID.  Mbulohet nga vërtetimi dhe paguhet 100%" - tha mjekja e familjes Ursina Hajdini.

Krahas vizitave në Qendrat Shëndetësore vijon dhe procesi i vaksinimit. 

"Kemi një interes të shtuar për dozat e treta duke qenë se ajo kategori që ka kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së parë dhe të dytë janë grupmosha kryesisht mbi 60 vjec, janë pacientët me patologji" - tha mjekja e familjes Ursina Hajdini.

Në javët e fundit në Shqipërisë ka pasur një stabilitet në rastet e konfirmuara me COVID-19, por po preken më së shumti edhe moshat e reja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?