Politikë

‘Virtytet i kishte, nuk i erdhën nga reforma’, Rama: Pse Dumani nuk thirri asnjë politikan më përpara? Nuk është çështja e Altinit, por e shpatës së drejtësisë

19 Mars, 09:30| Përditesimi: 19 Mars, 10:16

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kandidatët socialistë të qarkut të Elbasanit, tha se Altin Dumani ka respektin e tij për punën që ka bërë dhe sulmet që ka mbartur mbi supe. 

Kreu i qeverisë shtoi se Dumani, ndonëse i kishte virtytet për të qenë një prokuror i pavarur, ishte reforma në drejtësi ajo që i dha mundësinë për ta bërë detyrën e tij pa pasur ndikime. 

“Doli Altin Dumani që ka të gjithë respektin për punën që bën dhe sulmet kafshërore që ka marrë me një pjesë prokurorësh. Dumani ka qenë aty, prokuror se di se sa vjet ka, dhe virtytet nuk i erdhën nga reforma, i ka pasur. Pse nuk thirri Dumani ndonjë politikan ato vite që ishte prokuror. Pse nuk doli ndonjë gjykatës që thoshte hajde këtu Altin se do ta gjykoj unë. Jo hetuar, por as thirrur sepse nuk është çështja e Altinit, por e shpatës. Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik.”, u shpreh Rama.  


Lajmi kryesor:

Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?