'Virusi do ta ndjekë për një kohë të gjatë racën njerzore', doktori i OBSH-së: Nuk është koha për përçarje

12 Prill 2020, 21:26| Përditesimi: 12 Prill 2020, 21:30

  • Share

"Virusi do ta ndjekë për një kohë të gjatë racën njerzore." Kjo është një pjesë e vogël nga deklarata e David Nabarro, i dërguari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në një intervistë për NBC.

“Ne mendojmë se do të jetë një virus që do ta përndjekë racën njerëzore për një kohë mjaft të gjatë, derisa të gjithë mund të kemi një vaksinë që do të na mbrojë, si dhe se do të ketë shpërthime të vogla që do të shfaqen në mënyrë sporadike dhe ato do ta kapërcejnë mbrojtjen tonë,” - tha fillimisht Nabarro.

Më tej doktori u pyet në lidhje me deklaratat e Donald Trump dhe kërcënimin që SHBA nuk do financojë më OBSH-në:

Organizata Botërore e Shëndetit në të vërtetë punon në emër të të gjitha qeverive në botë. Dhe funksionon brenda mandateve që i janë dhënë. Dhe, ne duhet të mbështetemi në informacionet që janë marrë nga qeveri të ndryshme. Kjo na lejon të përpunojmë ato që po ndodhin … por ne e dimë se do të ketë shumë gjëra që janë zbuluar që ndoshta nuk janë bërë, aq mirë sa ç’mund të ishin bërë. Dhe ne po parashikojmë që do të ketë shumë ekzaminime më pas.

Tani për tani, ne duhet të ecim përpara. Duhet të kemi bashkëpunimin më të mirë të mundshëm. Unë kam dëgjuar që po diskutohen me kreun e FDA disa nga sfidat, gjërat që ne jemi duke mësuar rreth këtij virusi gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një OBSH të fortë, një OBSH të besuar. Dhe shpresojmë që të gjithë udhëheqësit të vazhdojnë të punojnë me ne në atë mënyrë,”- u shpreh ai.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?