TIRANË- Shqipëria ka ndaluar rreptësisht importimin e shpendëve dhe nënproduktet e tyre nga 14 shtete, për shkak të virusit të rrezikshëm, i njohur si gripi i shpendëve. Urdhri është firmosur nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, në datën 14 janar 2021, ndërsa ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, duke u botuar në Fletoren Zyrtare. Urdhri parashikon ndalimin e importimit të shpendëve nga Polonia, Hungaria, Gjermani, Holanda, Ukraina, Lituania, Sllovakia, Izraeli, Çekia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Franca dhe Lituania. Ndalimi është në fuqi deri në daljen e një urdhri të dytë.
Ndalohet importimi i shpendëve të gjallë shtëpiakë dhe të egër, zogjve 24 orësh, shpendëve dekorativ, materialit biologjik të shpendëve, vezëve të shpendëve, mishit të shpendëve dhe nënprodukteve të shpendëve. Urdhri nuk sqaron llojin e sëmundjes që të prekur shpendët në këto shtete dhe zonat e tyre, por nga verifikimet, bëhet fjalë për gripin e shpendëve, i cili rikthehet herë pas here. Ministrja Milva Ekonomi, gjatë një konference për shtyp me kryeministri Edi Rama për sektorin e bujqësisë, e pyetur nga gazetarja e Report Tv rreth kësaj çështje, Klesiana Omeri, u shpreh se urdhri ndalues është firmosur në koordinim me agjencitë përkatëse të BE-së.
Ekonomi u shpreh se “Urdhri ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe si rezultat i disa analizave që dalin pasi shikohen të gjitha parametrat. Asnjë hap në këtë fushë nuk bëhet pa qenë në komunikim të vazhdueshëm me agjencisë përkatëse të Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk merr asnjëherë vendim e vetme”. Gjatë viteve të kaluara, në periudha të caktuara, Shqipëria ka vendosur ‘embargon’ e pulave me disa vende, për shkak të gripit të shpendëve.
Po nga Kina e Afrika le të vazhdojmë të importojmë???!..po Shqipëria e industria e mishit a full me Pula Brazili,e Derr pe derrash
Përgjigju