Virusi RSV, epidemiologia: Duhet kujdes i shtuar për fëmijët 0-6 muajsh, por dhe për moshuarit! Simptomat shfaqen vonë, jo si gripi normal

15 Dhjetor 2022, 19:48| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 20:03

  • Share

TIRANË- Rubina Muzina, epidemiologe nga SHBA-ja tha se virusi RSV po përhapet me shpejtësi në SHBA, i cili prek më së shumti fëmijë, 0-6 muaj, mirëpo thekson se duhet të kenë një kujdes të shtuar. E ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Muzina tha se kujdesi duhet më i madh pasi simptomat e tij, rrjedhje hundësh, kollë, vijnë në mënyrë graduale jo direkt si te gripi normal.

“Është një nga pjesët e virusit të stinës që çdo vit,  çdo fëmijë duhet ta ketë kaluar, është epidemi e trefishtë, po shikojmë rritje shumë më atdhe në Teksas, nuk janë vetëm fëmijët, por edhe të moshuarit, apo ato me imunitet të ulur. Ky virus nuk po qëndron shumë në sipërfaqe, vjen me shenja të ngadalshme, vjen me rrjedhje hundësh, me kollë dhe pastaj përfundojnë me infeksione në mushkëri, e marrin në kopshte shkolla, prandaj nëse është në kopsht mbajeni në shtëpi”, u shpreh epidemiologia.

Duke qenë se nuk ka një trajtim fiks apo edhe një vaksinë, mjekja tha se sapo të shihen shenjat e para, duhet të drejtohen në spital.

“Është virus që nuk ka trajtim, por ka një anti viral që jepet çdo muaj atyre që janë në rrezik. Nuk ka një trajtim, ne po punojmë shumë për një vaksinë, duhet shumë kujdes. Me shenjat e  para duhet të dërgohen te mjekja pediatre, kur ka vështirësi frymëmarrje duhet shtrimi në spital”, tha mjekja.

Dyshohet se dhe ky virus ka hyrë edhe në Shqipëri, mirëpo nga ISHP-ja nuk ka asnjë reagim. Dyshimet kanë lindur për shkak të fluksit të shtuar për shërbim urgjence. Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, kolla dhe temperatura e lartë e cila nuk ulet janë disa nga simptomat kryesore që shfaqen për personat që preken nga ky virus.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?