Visar Bekaj

Visar Bekaj largohet falas, Tirana kërkon rikthimin e lojtarit të Kombëtares

24 Maj 2023, 15:51| Përditesimi: 24 Maj 2023, 15:53

  • Share

Visar Bekaj po luan ndeshjet e fundit me Tiranën. Portieri i bardhebluve dhe Kosovës do largohet falas nga kampionët në fuqi të Superligës, teksa ka gjetur akordin në Turqi me Hatayaspor. Pas tre sezoneve në Superligë me Tiranën, 26-vjeçari i lindur në Prishtinë duket se ka firmosur një parakontratë me skuadrën turke dhe edicioni i ri do e gjejë në Ligën e Parë turke.

Hatayaspor, pas tërmetit që goditi Turqinë u largua nga Superliga dhe sezonin e ri do luajë në Ligën e Parë turke. Trajneri i ekipit, Volkan Demirel ka qenë personalisht një javë më parë në Shqipëri dhe duket se akordi është gjetur, duke pritur fundin e sezonit.

Me 33 ndeshje këtë sezon në Superligë, Bekaj ka luajtur 2967 minuta dhe ka mbajtur portën për 12 herë të paprekur. Veç ndeshjeve në Superligë, shqiptari i Kosovës ka luajtur në total 42 ndeshje, në Kupë dhe kompeticionet evropiane.

Veçse në dalje, Tirana po punon edhe për afrimet. Emri më i lakuar është ai i mbrojtësit të djathtë, Albi Doka. Ish-i i bardhebluve prej disa sezonesh po luan jashtë vendit, teksa pas rrëzimit të Budapest Honved në Hungari në Ligën e Parë, duket se ai do largohet falas. Një rikthim i tij te Tirana nuk duket i pamundur.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?