Visar Bekaj

Visar Bekaj udhëton drejt Turqisë, do përfitojë 17 mijë euro në muaj

27 Qershor 2023, 12:28| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 12:29

  • Share

Visar Bekaj do jetë portieri i ri i Hatayspor në Ligën e Parë të Turqisë. Portieri i përfaqësueses së Kosovës largohet kështu falas nga Tirana pas tre sezonesh, teksa në ekipin e ri paga mujore do jetë afro 17 mijë euro në muaj.

26-vjeçari ka lënë kryeqytetin shqiptar sot dhe është nisur për në Turqi, aty ku pritet të prezantohet te Hatayspor për tre sezonet e ardhshme. Vetë trajneri Volkan Demirel javët e fundit ka qenë prezent në Shqipëri, ku ka folur me "gardianin" dhe ia ka dalë ta bindë për firmën me turqit.

Prej 2020 Bekaj ishte pjesë e Tiranës në Superligë, aty ku fitoi një titull kampion dhe Superkupën e Shqipërisë, duke u zgjedhur edhe portieri më i mirë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?