Kultura

Visar Zhiti ‘rrëmben’ në Berat çmimin e parë për ‘përkthimin më të mirë’: Ky qytet është një metropol i historisë dhe shpirtit të kombit

19 Shtator 2021, 13:18| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 15:29

  • Share

Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti është nderuar në Berat me Çmimin e Parë Letrar Kombëtar "Vexhi Buharaja 2021". Dorëzimi i çmimit u organizua në Bibliotekën "Vexhi Buharaja" të qyetit me pjesëmarrjen e miqve, shkrimtarëve, artistëve, lexuesve, përfaqësuesve të bashkisë Berat dhe të afërmve të shkrimtarit. Visar Zhiti,  shkrimtari i përndjekur në periudhën e regjimit komunist e rrëmbeu çmimin e parë, për përkthimin më të mirë. Takimi për dorëzimin e çmimit është organizuar në formën e diskutimeve vlerësuese për veprat dhe poezinë e shkrimtarit.

Pedagogu Namir Lapardhaja ka theksuar në fjalën e tij se e gjithë krijimtaria poetike e Zhitit është një përpjekje e vazhdueshme për të dëshmuar dhe për të qëndruar "njeri" në një kohë aspak njerëzore.

"Diktatura edhe pse synonte ta tjetërsonte shpirtërisht njeriun, ishte e paaftë për ta realizuar një gjë të tillë tek Visari. Ai u keqëtrajtua fizikisht por shpirti i tij ngeli i paprekur, ashtu siç i ngeli edhe mendja e kthjellët.Nuk ishte e lehtë të dilje i freskët mendërisht nga muret e errëta të minierave,nga ngricat e qelive apo dhuna psikologjike e birucave dhe në këtë kuptim sfida e poetit ishte e dyfishtë pasi ai ishte i aftë që mirazhet ti kthente në vargje.Poezia u bë shkak për dënimin e tij fizik por njëkohësisht ishte edhe shpëtimi i shpirtit të tij. Visar Zhiti futet tek ata që hakmarrjen e zgjidhin duke shkruar dhe duke dëshmuar", ka thënë Lapardhaja.

Pas dorëzimit të çmimit shkrimtari Visar Zhiti ka falenderuar bashkinë e Beratit për vlerësimin, duke theksuar se Berati është një metropol i historisë dhe shpirtit të kombit. Duke folur për Beratin dhe historinë e tij, Zhiti është ndalur në përpjekjet e banorëve të këtij qyteti për të ruajtur ndër shekuj vlerat e këtij qyteti.

“Berati është një metropol i historisë së kombit dhe shpirtit të kombit. Jemi në një bibliotoke që ka ermin e të shenjtit Vexhi Boraja. Është një martir i fjalës, është një poet i lindur nga zoti. Duke ardhur këtu, në këtë bibliotekë që ka ermin e tij sikur kemi hyrë në kraharorin e tij. Jam i lumtur që vij në Berat që kam kaq miq. Dëshira ishte të vija tu shikoja dhe për tu takuar u takova më shumë me veten time. Se di a duhet të flas më gjatë se këtu folën të gjithë më mirë se unë. Ky qytet që e kam jetike. Vexhi Boraj është qytetar i Beratit, një nga orientalistët më të mëdhenj shqiptar. Edhe poet e përkthyes. Ka vepër të madhe, jetë të madhe do thosha. Edhe pse të heshtuara, të mbyllura e të persekutuar ajo ka qenë në rrënjën e një qëndresë në rrënjët e një ëndrre për liri. Emri i tij nderon këdo. Sollëm disa libra, libri duhet”, tha mes të tjerash Zhiti.

Studiuesi dhe shkrimtari beratas Yzedin Hima ka theksuar se edhe në çastet më të vështira por edhe në çastet më të mira Visar Zhitin e gjen në strehëzën e tij të ngrohtë që është gjuha. Në tekstet poetike të Visar Zhitit-ka pohuar Hima-figura e femrës ishte si ai ylli polar që e udhëhoqi drejt lirisë, përmes vuajtjeve mbinjerëzore të burgut.

Visar Zhiti lindi në Durrës, në 2 dhjetor 1952. Pas përfundimit të studimeve të larta pedagogjike në Shkodër, ai u emërua mësues në Kukës. Në 1973 përgatiti për përmbledhje poetike me titull "Rapsodia e jetës së trëdafilave" por kjo përmbledhje u konsiderua si një krijim me gabime të rënda ideologjike që nxinte realitetin socialist dhe për këtë arsye ai u arrestua në vitin 1979 dhe u dënua me 13-vite burg, që fillimisht i kreu në burgun e Tiranës e më vonë u transferua në burgun famëkeq të Spaçit. Visar Zhiti u lirua nga burgu në fillim të vitit 1987 dhe pas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, ai arriti të shkojë në Itali ku punoi në Milano deri në vitin 1992 dhe më pas u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pas kthimit të tij në Shqipëri, Zhiti punoi si gazetar,më pas në shërbimet administrative të parlamentit të ri shqiptar, në vitin 1996 u zgjodh deputet dhe në vitin 1997 ai u emërua atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë,ku ai qëndroi deri në vitin 1999.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?