Mjetet e gardës

Kronikë

'Vishen' mjetet e Gardës, ja si do të duken në tokë dhe në det (FOTO)

9 Nëntor 2021, 17:22| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 18:03

  • Share

Mjetet e Gardës së Republikës tashmë do të 'vishen' me 'uniforma', ndërsa do të ketë disa klasifikime. Mjetet rrugore si automjete, motomjete dhe ato lundruese, të cilat do të dallohen nga ngjyra dhe shenja të tjera.

Gjithashtu ato do të kenë sisteme shtesë zanore për alarmin dhe sisteme shtesë për sinjalizimin pamor.

Ngjyra e mjeteve tokësore përveç motomjeteve do jetë e zezë. Në përbërje do ketë një shirit të kuq me material adeziv fosforeshent, ndërsa do të ketë mbishkrimin 'GARDA'.

Mjeti lundrues do të karakterizohet nga ngjyra e bardhë, flamuri kombëtar në pjesën e sipërme në vendin më të dukshëm, dhe dy shirita të kuq, ku njëri ndërpritet me mbishkrimin Garda.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jurist: 10/11/2021 08:36

    Pushtetar hajdut. Qeveri qe shperndajne miljona dhe miljona euro tendera, dhe nuk paguan dhe siguron familjaret e atyre qe u ruajn koken . Injorant te pangopur.

    Përgjigju
  • Super lajm: 09/11/2021 21:07

    Ishalla jane kujtu me ne fund per garden Si per mjetet qe ishin per ibret pa logo Pa targa MB pa shenja dalluese, Si refugjat, jo si elite qe eshte Garda Republikes, Qe duhet te ishte me e paguara dhe me dinjitet, Por ne fakt merre me leng se mishi mbaroi!!! Thjeshte punon pa orar e pa limit ne cdo rrezik e siklete Qe pak kush i kupton. Me e mira te behet per Garden, e meriton Garda.

    Përgjigju
    • Super: 10/11/2021 06:44

      Ti duket qe je gardist edhe don me.nda gzimin tand me ne

  • Garda: 09/11/2021 21:03

    Uroj sa me shpejt te behen makinat me logo dhe te dallohen se lane qimet e kokes shoferat e gardes duke pagu traun e kukesit te kastrati nga 13 mije vajtje ardhje cdo sherbim, Dhe shefat thone paguji ti se ti hedhim me rrogat e dieta.. Dhe lesh ne fund!!! Meqe ra fjala ato dietat ka ndonje shans me u marre se jane qe per fushate pa marr dieta Garda dhe mesi shtyjne muajin çunat Se sjane femije adoleshent qe rrine per qef ne pune, jane me kalamaj e kredi te shpia spo dalin as per buke! Te lutem publikoje! Respekte..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?