Kreu i LRE, Arian Galdini ironizoi në 'Repolitix' ish-zëvëndëskryeminstrin Arben Ahmetaj duke e konsideruar një pelivan poltik që po e shikon çështjen ndaj tij i veshur si fashionist nga 'lartësia e Luganos'.
'Shife si vishet si fashionist, Këta janë pelivan. Ky është në lartësinë e Luganos. Berisha është në lartësinë e ballkonit. Ahmetaj është pelivan politik. Në përgjithësi Edi Rama ka triumfuar mbi SPAK. Lufta që bëri me komisionin hetimor parlamentar që kërkonte që çështja të hetohej e plotë jo e çeduar. Çdo fragmentarizim i çështjes do bëj thjesht koka turku si puna e këtij, Ahmetaj.', tha Galdini.
Lajmi kryesor:
Hetimet për Ahmetajn, gazetari: U ndoq rruga e parave që zbuloi korrupsionin 20-vjeçar! Ka pasur pozicione ku ka lëvizur fluksi i parave publike
G.K/ReportTv.al