Vishuni trashë, dimri nuk ka ikur...parashikimi i motit për ditën e sotme

10 Mars 2022, 07:04| Përditesimi: 10 Mars 2022, 10:51

  • Share

TIRANËSipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë ku kthjellimet dhe vranësirat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, më të dendura në veri dhe verilindje duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore. Orët vijuese përmirësojnë dukshëm motin duke ri-sjellë kthjellimet dhe të ftohtin në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por një rritje e lehtë pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim të Europës do të sjellë në skandinavi dhe ishujt britanikë reshje të dendura shiu e dëbore, herë pas here të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu, mbeten brigjet e deti të zi në ndikimin e reshjeve të shiut dhe dëborës, por me intensitet më të ulët. Përsa i përket, pjesës më të madhe të kontinentit do të jetë në ndikimin e qarkullimit të masave siberiane duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?