Për herë të parë në historinë e saj Barcelona është klubi që ka fituar më shumë të ardhura brenda një sezoni. Në këtë përfundim ka dalë kompania e kontabilitetit ‘Deloitte’ me bazë në Londër e cila i është referuar tre kritereve, të ardhurat nga ndeshjet, të ardhurat komerciale dhe të ardhurat nga të drejtat televizive.
Barcelona këtë vit i mori vendin Real Madrid, klubit që sezonin e kaluar kishtë fituar më shumë të ardhura se të gjithë. Për 2019 Barcelona në total arriti të fitonte 840.8 mln euro, 83.5 mln më shumë se Real Madrid që këtë vit mban vendin e dytë. Në podium ka vend edhe për Manchester United, që ka future në arkat e saj 711.5 mln euro, por për ‘djajtë’ parashikohet një ulje e konsiderueshme të ardhurash vitin e ardhshëm si paosjë e rezultateve negative, por edhe e largimit të disa sponsorve.
Bayern Mynchen renditet i katëri, ndërsa vendin e pestë e mban Paris SG. Interesant është fakti se Tottenham renditet në vendin e tetë me 521.1 mln euro, duke parakaluar ekipet e tjera londineze si Chelsea dhe Arsenal. Për të gjetur skuadrën e parë italiane duhet të shkojnë në vendin e 10 që mbahet nga Juventusi, skuadra e cila në vitin 2019 ka futur në arkat e saj 459.7 mln euro.
Interi renditet në vendin e katëmbëdhjetë, ndërsa Milan nuk figuron në 20 vendet e para. Në total, sipas ‘Deloitte’, 20 vendet e para në 2019 kanë fituar 9.3 bilionë euro, ndërkohë po duke iu referuar kësaj firme kontabiliteti nuk është e largët dita kur klubet të arrijnë 1 miliardë euro fitime brenda sezonit.
Komente

shkruaj PD-PS-LSI dhe jo PS-PS-LSI
Përgjigjunuk jane fitime ,jane te ardhura o mjeshter
Përgjigju