Këtë të shtunë raundi i 20-të i Premier League ka nisur me surpriza. Në Londër vendasit e Tottenham u përmbysën 1-2 nga Newcastle, duke marrë kështu humbjen e dhjetë sezonale.
Sfida nisi mirë për djemtë e Postecoglou, që shënuan me Solanke pas vetëm katër minutave lojë. Reagimi i Newcastle nuk do vononte dhe në aksionin pasardhës Gordon do barazonte rezultatin. Miqtë nuk u mjaftuan me kaq dhe gjetën golin me të përhershim Isak në fundin e pjesës së parë.
Megjithëse Spurs provoi edhe me lëvizjet nga stoli, suksesi foli për miqtë që marrin fitoren e pestë radhazi dhe ngjiten në kuotën e 35 pikëve për vendin e pestë momental.
Nga ana tjetër Tottenham me 24 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. Krizë për Spurs që në gjashtë ndeshjet e fundit kanë katër humbje nga dhjetë në total këtë sezon.