Vitaminat dhe suplementet ushqimore tek fëmijët, farmacistja në Report Tv: Prindër kujdes, ja rastet kur duhen përdorur

2 Shkurt 2022, 13:43| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 13:44

  • Share

Shpeshherë prindërit drejtohen menjëherë në farmaci kur shohin rënie imuniteti tek fëmija i tyre për të marr suplemente të ndryshme ndihmuese për organizmin. Por a e rrisin në të vërtet këto produkte imunitetin e fëmijës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv farmacistja Teuta Maçi dha disa këshilla të vlefshme për prindërit. Sipas saj suplementet nuk zëvendësojnë ushqimin në formen e tij reale por mund të jenë ndihmuese:

“Është e rëndësishme që fëmija të konsumojë të tërë gamën e ushqimeve me të cilën ne jemi mësuar në vendin ku jemi, sepse ushqimi sa më afër të jetë rritur, aq më i shëndetshëm është. Pra, duhet të kuptojmë që fëmija duhet të konsumojë të gjitha perimet dhe frutat stinorë të zonës ku rritet. Duhet të kemi parasysh që marrja e suplementeve nuk e zëvendëson ushqimin në formën e tij reale. Pra, suplementet mund të merren si ndihmesë në rastet kur fëmija është sëmurur shpesh dhe nuk është rikuperuar si duhet. Duhet bërë një konsult me mjekun pediatër dhe analizat e duhura për të parë se si janë vlerat e tij ushqimore por duhet të kuptojmë se pa marrë masat e duhura në ushqim ta fuqizojmë sistemin imunitar vetëm përmes suplementeve’ tha ajo.

Sipas ekspertes, në dy vitet e fundit si pasojë edhe e Covid-19 prindërit ia janë drejtuar shpesh herë farmacisë për të marr më së shumti Vitaminën C dhe D:

Vitamina c është më e tregtuara në këtë periudhë , mund të themi që edhe vitamin D si pasojë e Omicronit pati një shitje shumë të lartë dhe Vitamina D hynë tek ato vitamina që nuk mund të konsumohen përmes ushqimit në sasinë e duhur ditore prandaj duhet të merren përmes suplementeve.Shumë vëmendje ka marr edhe vitamina Omega-3 e cila është një lëndë ushqyese shumë e rëndëishme për formimin sidomos të qelizave të trurit por në të tjera ndikon edhe në sistemin imunitar dhe në një balancë të trupit të përgjithshme” u shpreh ajo.

Por në rastet e përdorimit të këtyre suplementeve ajo këshillon që përdorimi I tyre të bëhet për një afat kohor tre muaj dhe më pas të ndërpritet.

Këshillimi i përgjithshëm është që të zgjasë për një periudhë tre mujore në mënyrë që depozitat të kenë mundësi të mbushen aty ku ka mungesa.Të fillohet njëherë me një periudhë tre mujore, më pas nëse ka pyetje mbi sasinë e vitaminave të ndryshme në trup atëherë bëhen analizat dhe shikohet nëse është e nevojshme vazhdimi i tyre apo jo’ theksoi ajo më tej.

Efektet anësore të suplementeve dhe vitaminave që përdoren për rritjen e imunitetit sipas specialistes janë shumë të rralla megjithatë duhet të ndiqen me përpikmëri këshillat e rekomanduara.

Si çdo gjë tjetër edhe vitaminat kur konsumohen në sasi të mëdha mund të kenë dëme pavarësisht se ato kur konsumohen në dozën e rekomanduar ditore duhet parë paketimi I vitaminave të cilat merren, mundësia që të japin efekte anësore është e vogël” këshilloi ekspertja.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?