Çdo ditë pune para 1993 do të njihet edhe nëse nuk është e dokumentuar! Përfitojnë mbi 29 mijë persona që punuan në kooperativë dhe ish ndërmarrjet shtetërore e bujqësore

21 Tetor, 12:19| Përditesimi: 21 Tetor, 12:53

  • Share

Të gjitha vitet e punës përpara vitit 1993, në ndërmarrjet shtetërore, në ato bujqësore si dhe në kooperativë do t’u njihen qytetarëve edhe nëse nuk janë të dokumentuara nëpër regjistrat shtetërorë.  Janë 29.500 qytetarë që janë në prag të daljes në pension, por që nuk plotësojnë vitet e punës pasi koha që kanë punuar nëpër kooperativa apo ndërmarrje shtetërore nuk rezulton nëpër dokumente.

Ministria e Ekonomisë ka hartuar projektligjin e ri për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore.  Ky projektligj ka si synim që të gjithë të punësuarit në ish-kooperativat bujqësore përpara vitit 1991, dhe ata që kanë punuar në ndërmarrjet shtetërore përpara 93’, do t’u njihen vitet e punës, që nuk janë të dokumentuara.

Me miratimin e këtij projektligji, qytetarët që tashmë po mbushin moshën e pensionit por nuk ju rezultojnë vitet që kanë punuara përpara 93-shit, do t’u njihen periudhat e sigurimit pa pengesa procedurale. Ky hap thotë Ministria e Ekonomisë, shmang zvarritjen e qytetarëve në dyer të gjykatave, ku ata shkojnë për njohjen e viteve.

“Qytetarët nuk do i drejtohen më gjykatave me kërkesë padi për njohjen e këtyre periudhave, i cili është një proces që zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha e shpesh të papërballueshme për qytetarët”, thuhet në relacion.

Nga këto ndryshime do të përfitojnë 7500 persona që kanë punuar në ish kooperativat bujqësore dhe 22 mijë persona që kanë punuar në ish ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrje shtetërore. Vetëm për vitin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit ministria thotë se kostoja në buxhet është 40 milionë lekë.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hamide: 26/10/2024 18:26

    Pershendetje,kame gati nje vite e gjysem qe kam dal ne pensione,mbylla dekumenta ne base te kerkeses,me erdhi pergjigje negative,kur dorsova librezen e punes resultonin 17 vite ne pergjigje qe me erdhi thote 13 vite e 7 muaj te njihen te tjerat nuk rezultojn ne sistemin( thon se Kan humbura kur u nderrua sistemi) e kujte eshte faja qe mua me erdhi negative? Duhet te hap gjyqe te gjej kollegate qe punoja ,nuk e di se Jan gjalle dhe shpresoj te jen ne emigrino,nuk di nga tja nis e ku te vete ,ngela Duke paguar dhe nuk po zggjidhe gje ????

    Përgjigju
  • Arti Vlore: 23/10/2024 16:08

    O popull eshte lajm se janë zgjedhjet vitin tjeter , duan tja u fusin edhe njeher , tju genjejne qe tju marrin voten . Mos e hani kaq trashe .

    Përgjigju
  • Bujar Haxhiu.: 22/10/2024 23:39

    Ju lutem kur hyn në fuqi ky ligj,kam 3 vjet që kam dal në pension dhe jam pa pension se më kan humbur vitet e punës në Ujra Dibër,ju lutem si i bëhet.

    Përgjigju
  • Meri: 22/10/2024 21:02

    Kur hyn në fuqi ky ligj ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?