Foto ilustruese

Ekonomi

Vitet e punë para 94’ por pa dokumente, do njihen për pension! Gonxhja: Projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore

28 Dhjetor 2024, 15:20| Përditesimi: 28 Dhjetor 2024, 15:24

  • Share

Të gjitha vitet e punës përpara vitit 1994, në ndërmarrjet shtetërore, në ato bujqësore si dhe në kooperativë do t’u njihen qytetarëve edhe nëse nuk janë të dokumentuara nëpër regjistrat shtetërorë.

Nga projektligji i depozituar tashmë në Parlament pritet të përfitojnë 40 mijë individë çdo vit që do të lidhin pension.

Ministria e Ekonomisë thotë se përmes njohjes së viteve të punës edhe të pa-dokumentuar shmangen zvarritjet e qytetarëve në dyer të gjykatave, ku ata shkojnë për njohjen e viteve.

“Miratimi i këtij projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore, që numëroheshin me mijëra çdo vit, kostot e rënda proceduriale dhe vitet e humbura, duke siguruar plotësim moshe pensioni për më shumë aplikues dhe krijuar një sistem më të thjeshtë e më të drejtë sigurimesh shoqërore për të gjithë përfituesit”, shprehet ministri Blendi Gonxhja.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • bobo: 22/01/2025 16:46

    o sa genjejne keta... vu fondet per kompanite dishitale keto vite, nuk u beka dot nje sistem..... i paskan len te gjitha per vit zgjedhur, tu hedhin hi syve pleqve... po s'ka gje dhe po nderroi dore sedo vazhdoj vizioni e fara e mbjell

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?