Akademia e Shkencave gjatë mbledhjes që Asambleja mbajti këtë të premte paraqiti objektivat për këtë vit , që do të realizohen me një buxhet prej 105,880,000 lekësh për ASH dhe 280,000, 000 lekësh për institutet e Albanologjisë, tanimë të riorganizuara tek "Shkencat".
Mes të tjerave u cek zgjerimi i ambienteve të punës për Asamblenë, institutet dhe qendrat e reja pranë ASH-së, përfshirë këtu ngritjen e një muzeu të ri arkelologjik . Sa i përket veprimtarive, u propozuan 97 të tilla, si dhe 60 tituj e 17 periodikë që priten të botohen.
U premtua gjithashtu një bashkëpunim më solid me Kosovën, si dhe promovim i arritjeve edhe jashtë vendit. Synohet edhe zgjerimi i rjetit të instituteve dhe qendrave kërkimore afatgjata të ASH-së dhe kthimi i QBEA bë qendër të përhershme mbështetëse për drejtimin e punës për botimet themelore.
Me rëndësi është edhe angazhimi për të rritur rolin e Akademisë në vlerësimin e nivelit dhe të cilësisë së transmetimit të shkencës në shkollimin universitar e parauniversitar, ku kreu i Akademisë Skënder Gjinushi theksoi se rritja e standartit të diplomave duhet të eci paralelisht me rritjen e standarit të pedagogëve.
Lajmi kryesor: