Prej rreth 3 vitesh, bujqësia që punëson 1/3 e popullsisë dhe kontribuon në rritjen ekonomike me mbi 20%, ka hyrë në një spirale krize. Për vitin 2024, pritet hartimi i një pakete të re për mbështetjen e fermerëve me qëllim rimëkëmbjen e tyre.
Por teksa fermerët presin këtë paketë të premtuar, buxheti i vënë në dispozicion të tyre për këtë vit është më i ulët se ai i vitit që lamë pas.
Për vitin 2024 Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i janë vënë në dispozicion 14.1 miliardë lekë nga mbi 15 miliardë lekë që ishte buxheti në vitin 2023.
“Nuk prisnim këtë, prisnim një rritje të buxhetit. Ne do të jemi më pak të konkurrueshëm do të kemi probleme me eksportin e produkteve”, thotë kryetari i Agrobiznesit Agim Rrapaj.
Për zhvillimin rural, ku bëjnë pjesë skemat mbështetëse të fermerëve, janë caktuar në buxhet 7.2 miliardë lekë nga 9.7 miliardë që ishte financimi i vitit 2023.
“Çfarë do të thotë buxhet më i ulët për bujqësinë?
“Kjo do të thotë kosto më e lartë e produkteve të fermerëve, kjo do të thotë rritje shpenzimesh për fermerët, kjo do të thotë konkurrencë më e dobët me rajonin, kjo do të thotë më pak ujitje dhe kullim, kjo do të thotë më pak subvencion për fermerët, do të thotë ulje e nivelit të prodhimit”, shprehet Rrapaj.
Për shkak të rënies në sektorin e bujqësisë, e ndikuar më së shumti nga mungesa e fuqisë punëtore, financimi i ulët, emigrimi, por edhe tkurrja e sektorit blegtor etj, ndikimi në rritjen ekonomike përgjatë vitit 2023 ishte negativ, duke dëshmuar nevojën për ndërhyrje me masa mbështetëse.
Referuar të dhënave të INSTAT, ‘Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit’ shënoi rënie prej 0,50% në tremujorin e tretë të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Bujqesia pa dyshim ka nevoje per financim por mbi te gjitha ka nevoje per mendesi bashkekohore te prodhimit, per kooperim, per mekanizim, ujitjr, etj. Fermeret duhet te bashkojne prodhimin, tregtimin, te ulin kostot e prodhimit nepermjet mekanizimit per te qene konkurues ne tregje, etj. Me bujqesi 2-3 dynymshe nuk ka progres.
PërgjigjuPo duhet te paguajme me pare qirate per TEC-et lundruese dhe satelitet,pastaj po mbeti ndonje kocke,ja hedhim dhe bujqesise t'a lepije! S.d.q.dikur fajin ja hidhnin Xhaxhit qe u morri tokat e u kolektivizoi tufat dhe krijoi kooperativat e fermat,po tani qe ka secili token e tufen e vet kush e ka fajin?! Pse bujqesia ka probleme,pse blektoria ka ulje,pse fshatrat po braktisen per mungese punesimi?!
Përgjigju