Viti akademik 2023-2024, INSTAT: Arkitektura dhe ndërtimi dega e preferuar, rreth 6 mijë të regjistruar! Mes studentëve shqiptar edhe italian

22 Qershor, 17:33| Përditesimi: 22 Qershor, 18:39

  • Share

Dega më e preferuarë për studentët për vitin akademik 2023-2024, në fushat e studimit të lidhura me kulturën ka qenë ‘Artitektura dhe Ndërtimi’, ku janë regjistruar 5.972 studentë nga totali 16.715 studentë të regjistruar.

Referuar raportit të INSTAT-it mbi statistikat në fushën e kulturës, shihet se përveç “Arkitekturës dhe Ndërtimit” dega “Gjuhët”, është një tjetër fushë studimit e preferuar nga studentët, përkatësisht 3.795 studentë të regjistruar dhe më pas vjen ‘Sporte’ me 2.892 të regjistruar dhe ‘Arte’ me 2.214.

Sipas të dhënave në fushat e studimit të lidhura me kulturën, femrat përbëjnë shumicën e studentëve me 57.8%.

Përqindja e femrave është më e lartë në fushat “Gjuhë” ku rezulton 83.8%, “Gazetari dhe Informim” 79.9% dhe “Shkenca Humane” është 74.7% dhe më e ulët është në në fushën “Sporte”, ku femrat përbëjnë 24.8% të studentëve.

Përveç studentëve vendas, rezulton se nga totali i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë, 1.9% ishin të huaj. Shumica e studentëve vijnë nga Italia 51.7% dhe nga Kosova 16.5%.

Për të tre vitet e fundit akademike, studentët e huaj meshkuj dominojnë me 2.1 % krahasuar me studentet e huaja femra që rezulton se janë 1.7%.

Referuar INSTAT-it, pjesa më e madhe e studentëve të huaj janë regjistruar për studime “Master” dhe “Bachelor”.

Në programet 2 vjeçare dhe Bachelor ka më shumë student meshkuj të huaj, ndërkohë në programet Master ka të regjistruara më shumë studente femra.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/06/2024 00:20

    Po sigurisht qe arkitektura e ndertimi do te jene me te preferuarit,na mbyti betoni gjithandej!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?