Kronikë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

1 Janar, 03:33| Përditesimi: 1 Janar, 03:58

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar punonjësit e Policisë që ishin në detyrë gjatë natës së ndërrimit të viteve, për të parë nga afër zbatimin në terren të masave të marra. Gjatë vizitës, ai falënderoi dhe uroi punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre

Njëkohësisht, Drejtor Proda uroi shqiptarët për një vit të mbarë dhe të begatë. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë, duke garantuar se Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në shërbim të qytetarëve dhe e vendosur në luftën ndaj krimit, për të ndërtuar një ambient shoqëror më të sigurt.

Më herët, Drejtori i Përgjithshëm ka dërguar një mesazh të posaçëm për të gjithë punonjësit e Policisë, i cili është shpërndarë në numrin personal të çdo punonjësi:

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm:

“Njerëzit janë aseti më i vlefshëm i organizatës tonë. Të falënderoj për përkushtimin tënd ndaj misionit tonë të përbashkët. Urimet më të mira për ty dhe familjen tënde. Gëzuar Vitin e Ri 2025!”

Festimet për ndërrimin e  viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin  kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë  qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit.

Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete, akse rrugore si dhe pranë lokaleve ku vijojnë festimet.

S.G/A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?