Shumë pak orë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve. Nëse ende nuk e keni vendosur se çfarë do të vishni, Shqiptarja.com ju sjell tre sugjerime që do t'iu shpëtojnë.
Një veshje plot shkëlqim në natën e ndërrimit të viteve nuk do t’iu lërë në baltë. Nxirrni nga dollapi fustanet me xixa apo temina dhe jeni gati të shkëlqeni sonte.
Një fustan i zi është zgjidhja ideale në rastet kur nuk keni menduar veshjen tuaj në detaje. E zeza nuk del kurrë nga moda dhe është koha për një look krejt të zi. Vishni një palë çizme të zeza, një xhaketë të zezë dhe mos harroni bizhutë.
Dëshironi të guxoni me stilin tuaj? Vishni një xhup komod ose një pellush oversize, por me ngjyra të ndezura. Kombinojeni atë me xhinse të zeza, gjysmëçizme deri tek kyçi i këmbës. Lidhini flokët bisht dhe bëni një make up të rënduar për të tërhequr të gjithë vëmendjen. Është një veshje perfekte për festën e Vitit të Ri nëse jeni duke kërkuar për diçka komode.