Viti i ri 2024/ Spektakël si asnjëherë më parë në Shkodër, fishekzjarret ndriçojnë qiellin, kryebashkiaku Beci në shesh me qytetarët

1 Janar, 13:13| Përditesimi: 1 Janar, 21:24

  • Share

Për herë të parë nata e ndërrimit të viteve është festuar në mënyrë të organizuar nga bashkia e Shkodrës.

Kryebashkiaku Benet Beci ishte në shesh me qytetarët për të numëruar countdown e ndërrimit të viteve dhe për të shijuar spektaklin e fishekzjarreve, I cili u pasua nga urimet për një vit më të mbarë e më të begatë.

Më pas fishekzjarret ia lanë vendin koncertit me këngëtarë të njohur shkodranë si Sidrit Bejleri, Denisa Xhezo

Shkodra është në festë në këtë fundvit, nën moton ‘GzonShkodër’ duke përcjellë atmosferën festive dhe një urim për të gjithë për një vit të mbarë

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 02/01/2024 15:18

    U desh të vijë Benet Beci në Shkodër që t'u kujtojë shkodranëve se si festohet! Asnjëherë nuk është festuar viti i ri me gjithë këto aktivitete, këngëtarë e lojra. T'u vijë turp kryebashkiakëve të mëparshëm sepse i kanë konsideruar shkodranët qytetarë të dorës së dytë!! Në 10 ditë festime të papara nuk është thyer një gotë apo shishe, nuk është vjedhur asnjë portofol apo biçikletë, nuk ka ndodhur asnjë rrahje apo plagosje!! Ja pra kjo është Shkodra e vërtetë që është ndërtuar mbi kulturën dhe dashurinë dhe jo mbi urrejtjen dhe injorancën!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?