Viti i ri akademik, Erisa Xhixho: Braktisja e universiteteve këmbanë alarmi, degët e mësuesisë në rrezik mbyllje

9 Tetor, 09:38| Përditesimi: 9 Tetor, 09:45

  • Share

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xixho, teksa ka folur për fillimin e vitit të ri akademik në universitete, i cili nisi në 7 tetor, u shpreh se braktisja e universiteteve nga të rinjtë është një këmbanë alarmi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme, Xhixho shkruan se këtë vit ka më pak nxënës në universitete sesa viti i kaluar. 

“Braktisja masive e universiteteve është këmbanë alarmi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi universitar në vend.  Viti i ri akademik nisi gjysmak për shkak të mosplotësimit të më shumë se gjysmës së kuotave. Mbyllja e qindra shkollave rrezikon të pasohet nga mbyllja e universiteteve.

Shifrat tregojnë gjendjen reale të arsimit të lartë. 1/2 e kuotave në të gjitha universitetet e vendit janë bosh, 41.3% e degëve janë në rrezik për t’u mbyllur për shkak se nuk ka studentë, 42.8% e programeve të studimit që janë prioritet kombëtar rrezikojnë të mbyllen pasi studentët nuk kanë treguar interes për to. Janë 2321 studentë të regjistruar  më pak se në vitin 2023", shkruan ajo.

Xhixho u shpreh se vendi ka rrezik që të ngel pa mësues, pasi sipas saj disa nga degët e mësuesisë në universitete për shkak të numrit të ulët të studentëve mund të mbyllen. 

"Degët e mësuesisë janë në rrezik mbylljeje. Në nivel kombëtar rrezikojmë të mbetemi pa mësues fizike, kimie apo matematike. Këtë vit janë regjistruar vetëm  5 studentë në degën e fizikës dhe 8 në atë të kimisë", shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?