Studentët pa maskë në protestë: Jo mësim online! Qëllojnë me vezë ministrinë dhe dërgojnë 4 kërkesa! Policia: Shpërndahuni, tubim i paligjshëm (VIDEO)

2 Nëntor 2020, 10:16| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 18:52

  • Share

Data 2 nëntor duhet që t’i gjente studentët në auditore për të filluar vitin e ri akademik, por për shkak se mësimi ka filluar online prej situatës së pandemisë ata kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Një grup studentësh kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe bëjnë thirrje "jo mësim online". Disa prej tyre edhe pa maskë kanë shkruar një listë me 4 kërkesa për ministrinë e Arsimit. Ata kërkojnë mësim të alternuar, online dhe në auditoreve, riumbursim të pagesave të konvikteve dhe qerave, paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët, si dhe mundësim të pagesave teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online.

Teksa kanë kërkuar që të kthehen në auditore duke e konsideruar mësimin online një dështim, studentët kanë hedhur vezë drejt Ministrisë së Arsimit. Sakaq edhe përfaqësuesit e studentëve në universitetin e Tiranës i kanë dërguar një letër Komitetit Teknik të Ekspertëve ku i bëjnë thirrje që të shqyrtojë edhe njëherë kërkesën për zhvillimin e mësimin me alternime, online dhe në auditore.

Nga ana tjetër policia u ka bërë thirrje studentëve që të shpërndahen, duke e cilësuar tubimin të paligjshëm në kohë pandemie, pasi rastet ditore janë çdo ditë në rritje. Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që filluan sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisën fakultetin për herë të parë.

Ora 12:15
Studentët varin maskat në kangjellat e ministrisë së Arsimit: Ju jeni virusi (VIDEO)

Studentët në shenjë proteste kanë vendosur të heqin maskat përpara ministrisë së Arsimit dhe më pas i kanë vënë përpara kangjellave të ministrisë së Arsimit duke bërë thirrje të tilla si "ju jeni virusi".

Kjo situatë vjen në një kohë kur shifrat e rasteve ditore me Covid sa vijnë dhe shtohen.

Ora 12:12
Përfaqësuesit e studentëve letër Komitetit Teknik: Merrni në konsideratë kërkesën për kthim në auditore

1604315753_g.jpeg

Përfaqësuesit e studentëve në universitetin e Tiranës i kanë dërguar një letër Komitetit Teknik të Ekspertëve ku i bëjnë thirrje që të shqyrtojë edhe njëherë kërkesën për zhvillimin e mësimin me alternime, online dhe në auditore.

"Si përfaqësues të studentëve në senatin akademik me pozicionet e senatorëve në universitetin e Tiranës iu kërkojmë marrjen në kosideratë të mundësisë së kthimit në auditore të studentëve që do  të zhvillojnë mësim praktik pra seminaret dhe laboratoret.

Është shumë e nevojshme një kthim qoftë dhe në auditore. Shpresojmë shumë që ju ta merrni në konsideratë kërkesën tonë qoftë kjo dhe me një studim të mirëfilltë të situatës nga ana e Komitetit Teknik", shkruhet mes të tjerash në letër.

 

Ora 11:50
Protesta kundër mësimit online, studentët hedhin vezë drejt ministrisë

1604314639_b8db3a0802024a309a28e25848ce3ca4.jpg

Studentët të cilët janë në protestë kundër mësimit online, kanë hedhur vezë drejt Ministrisë së Arsimit.

Ora 11:38
Protesta, studentët shkruajnë 4 kërkesa për ministrinë: Mësim i alternuar, rimbursim i pagesave të konvikteve e qerava, paketa interneti falas

Studentët të cilët kanë dalë në protetstë kundër mësimin online kanë shkruar një listë me 4 kërkesa për ministrinë e Arsimit.

Ata kërkojnë mësim të alternuar, online dhe  ne auditore, rimbursim të pagesave të konvikteve dhe qerave, paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët. Kjo listë me kërkesa është firmosur nga studentët dhe do ti dërgohet ministrisë.

Kërkesat:

1. Mësim i alternuar, online dhe në auditore! Leksionet online ndërsa seminaret në auditore.

2. Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qerave

3. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

4. Mundësimi i pagesave teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online

Ora 11:18
Protesta para ministrisë së Arsimit, studentja pa maskë: Mësimi online një dështim, s'ka përqendrim (VIDEO)

Studentët e grumbulluar në protestë përpara ministrisë së Arsimit kanë kërkuar që të kthehen në auditore duke e konsideruar mësimin online një dështim.

Një prej studenteve e cila shfaqet pa maskë ka deklaruar se nuk e mban atë në shenjë proteste.

"Arsyeja është ashiqare se nuk  eduam mësimin online. Ne kemi provuar mësimin online është një dështim. Përveç faktit që mungon diskutimi shkëputet interneti, ske përqendrim. Nuk po e mbaj maskën sot në shenjë proteste. Për mua është e shenjtë dija. Në autobusa nuk ka distancë janë rrafsh. kam dhe foto. E di e vërtet shumë e vërtet, është në shenjë proteste. Nuk mundem ta ndjek mësimin online dhe maskën e vendos se vendos është e drejta ime përsëri", tha studentja.

Studentë të tjera kanë thënë se nxjerrja e urdhrit për mësim online në mënyrë të papritur nuk ka qenë i drejetë pasi ata kanë paguar tarifën dhe kanë bërë të gjitha shpenzimet.

"Është e palogjikshme që ministria të nxjerrë një vendim 3 ditë para fillimit të mësimit. Pse duhet të bëhet kjo, mund të ketë ulje tarifash edhe vjet kemi bërë shumë pak mësim në auditore dhe paguajtëm me tarifa si normalisht. Injoranca vret më shumë se Covid, dhe nëse nuk bëjmë mësim ne mund të jemi brezi i njorant.Presim që të kemi reagim më të madh të studentëve dhe që qeveria ti thërrasi mendjes për një plan më të mirëfilltë", tha një student.

"Kemi bërë gjithë këto shpoenzime dhe papritur na thonë që do e bëjmë mësimin online. Ka shumë vështirësi sepse ne jemi e vetmja degë (infermieri) që merremi me shërndetin e njerëzve dhe kjo smund t ëbëhet online", tha një tjetër.

Ora 10:57
Policia në derën e filologjikut, studentët bllokojnë rrugën para ministrisë: Hapni auditoret, injoranca vret më shumë se Covid (VIDEO)

Ndërkohë protesta ka nisur përpara ministrisë së Arsimit dhe studentët kanë bllokuar rrugën, policia ka shkuar te universtieti Filologjik.

Policia ka bllokuar derën pasi në shenjë proteste mund të ketë dhe studentë të shkojnë në universitiet, ndonese mesimi nuk lejohet te zhvillohet.

Kurse studetët teksa kanë bllokuar rugën përpara ministrisë, thërrasin në një zë jo "mësim online" dhe kërkojnë hapjen e auditoreve.

"Injoranca vret me shumë se Covid. Hapni auditoret", thonë studentët.

Ora 10:35
Protesta para ministrisë, policia u bën thirrje studentëve të shpërndahen: Tubim i paligjshëm (VIDEO)

Policia u ka bërë thirrje studentëve që kanë dalë në protestë para ministrisë së Arsimit që të shpërndahen.

'Tubimi është i paligjshëm jemi në situatë pandemie", thuhet në thirrjen e policisë.

Nga ana tjetër shihet se studentët jane të gjithë me maska dhe thërasin njëzëri "jo mësim online".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vasili: 02/11/2020 23:52

    MERRINI ne dru ata police idiote me 4 klase shkolle,,,,qe nuk ju lejojne te hyni ne audititore....

    Përgjigju
  • Femij: 02/11/2020 17:16

    Shko moj dhia eger. Ptyy ju dogj barku per shkollen juve.

    Përgjigju
  • Arber: 02/11/2020 13:10

    A thua duan kaq shume dije sa te shpethejne dyert e auditoreve . A jane kaq shume te pergjegjshem sa te sakrifikoje baret , pabet , diskot , qefet , te kene distancim social dhe mor behen bartes dhe perkapes se virusit qe po "shemb " gjithe boten .A thua kuptojne qe jemi ne situate pandemie globale edhe ne ,ky vend i vogel skajshem i vjedhur dhe oplackitur , me korrupsion dhe papaftesi gjigante . A thua .... . Eh ç'te thuash me pare per kete lloj brezi qe vetem kerkon , kerkon ,kerkon por te rroje mami dhe babi qe paguajne gjitheshka , Brez leshi qe mendon vetem per argetim dhe zbavitje , qe kerkon vetem kushte ,kushte kushte por ne perfundim eshte brez me mbi 70% skarcitet .

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/11/2020 10:51

    Kufomat e P.D. dhe L.S.I. kerkojne pushtet me dhune.Shikoni cfare behet ne Europe me pandemine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?