ITALI- Orët e para të vitit 2021 në Itali, janë pritur mes fishekzjarrëve dhe të shtënave më armë, si pasojë e tyre një djalë 16 vjeçar ka humbur jetën dhe disa janë plagosur në Astit të Italisë.
Një djalë 13 vjeçar, ka humbur jetën orët e para të vitit të ri për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë në bark si pasojë e fishekzjarrëve. Ai është dërguar menjëherë në spital por plagët në trupin e tij ishin fatale dhe djali i mitur ka humbur jetën.
Një grua, e cila kishte po festonte vitin e ri te shtëpia e nënës vetë është goditur me plumb ndërkohë që ishte në ballkon në pritje të ndërrimit të viteve. Ajo fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën pasi ambulanca ka arritur në kohë dhe tashmë po kurohet.
Ndërkohë në qytetin e Solofras për shkak të fishekzjarrëve që shpërthyen në orën 12:00, një djalë 16 vjeçar po rrezikon të humbas syrin dhe dorën e djathtë.
Këtë vit siç raportojnë edhe mediat italiane lëndimet dhe viktimat si pasojë e manifestimeve të ardhjes së vitit të ri me fishekzjarrë dhe të shtëna armësh është më i vogël.