Kronikë

Viti i ri në Tiranë/ 20 vjeçari plagoset me plumb qorr në këmbë, ishte në oborrin e shtëpisë! 16 të lënduar nga fishekzjarret

1 Janar, 12:42| Përditesimi: 1 Janar, 17:29

  • Share

Një 20 vjeçar është plagosur me një plumb qorr në oborrin e banesës së tij në Tiranë, ndërsa 16 qyetarë janë dëmtuar lehtë nga keqpërdorimi i lëndëve piroteknike. Ky është bilanci i natës së Vitit të Ri në Tiranë. 
 

Gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve, janë paraqitur në spital për mjekim dyshohet të dëmtuar nga lëndët piroteknike 16 shtetas, ndërsa shtetasi K.R, 20 vjeç,  është dëmtuar lehtë në këmbë  në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi. Të lënduarit nga lëndët piroteknike  pas marrjes së mjekimit janë larguar për në banesë, informoi sot policia e Tiranës. 

Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. 

S.G/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/01/2025 02:40

    Sepse jane turq.Gezimin e shprehin me shkrehje armesh.

    Përgjigju
  • koli: 01/01/2025 13:42

    pse perdorni arme o maskarenj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?