Foto ilustruese

Sociale

Viti i ri shkollor 2025-2026, nis më 8 shtator dhe mbyllet më 12 qershor! Kur do zhvillohen provimet e klasave të 9-ta dhe maturës

18 Gusht, 10:59| Përditesimi: 18 Gusht, 12:03

  • Share

Viti i ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 8 Shtator dhe mbyllet më 12 qershor.

Për maturantët, mësimi do të mbyllet më 25 maj 2026, ndërsa provimet janë parashikuar mes datave 1-26 qershor. Nxënësit e klasave të 9-ta do e mbyllin mësimin më 29 maj, ndërsa provimet do mbahen në 15-26 qershor 2026.

Sa i përket kalendarit të pushimeve, ato dimërore përkojnë në datat 22 dhjetor 2025-2 janar 2026 përsimin bazë, e mesëm dhe të lartë ndërsa pushimet e pranverës për arsimin bazë janë në datat 30 mars 2026-3 prill 2026.

Sa i përket regjistrimeve, për klasat e para dhe të dhjeta do të vijojnë deri më 31 gusht, proces që kryhet përmes e-Albania.  Librat falas do të shpërndahen pranë shkollave, të cilat kanë secila datën e tyre dhe për këtë prindërit duhet të informohen pikërisht pranë shkollave përkatëse. 

Ministria e Arsimit rikujton se përdorimi i telefonave në mësim apo në ambientet e shkollës vazhdon të jetë i ndaluar, dhe se janë forcuar masat për shkelësit dhe prindërit do të njoftohen menjëherë.  Prindërit nxiten të shohin online të gjitha dokumentet e shkollës, si dhe fëmijët të ndjekin programet psiko-sociale dhe të mbajnë kontakt me oficerët e sigurisë nëpër shkolla. 

Tre konkurse kombëtare organizon shteti këtë vit. Për shkollat 9-vjecare Konkursi Kombëtar i Teatrit, për shkollat e mesme, Festivali i Shkencës dhe për Klasat e 9-ta, Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe. 
 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?