Kronikë

Viti i ri shkollor dhe COVID, drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit: Deri tani nuk ka asnjë problematikë me vaksinimin e mësuesve

1 Shtator 2021, 12:53| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 16:41

  • Share

Të gjithë mësuesit do të duhet të bëjnë vaksinën deri më 30 shtator. Por për Zamira Gjinin, Drejtoreshë e Politikave në Ministrinë e Arsimit deri tani nuk është vënë re asnjë problematikë në lidhje me refuzimin apo jo. 

"Mësuesit janë në proces vaksinimi, e kanë nisur që në muajin mars. Pjesa që nuk është vaksinuar është duke e ndjekur këtë proces. Ne institucion bëjmë thirrje të vazhdueshme që mësuesit të vaksinohen. Ne kemi parë se sa më përkushtim ata e realizojnë misioninin e tyre. Ndaj jemi të bindur se edhe vaksinimi do të ecë më sukses", tha ajo.

Duke shprehur besim të plotë te përgjegjshmëria e punonjësve të arsimit, Gjini tha se nuk ka probleme në këtë proces.

"Nuk kemi informacion se ka mësues të shumtë që refuzojnë të bëjnë vaksinën. Unë jam e bindur që të gjithë për të mbrojtur shëndetin e tyre", tha ndër të tjera në Report Tv Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini.

Në fund ajo tha se nuk pritet të ketë probleme as në drejtim të përmbushjes së nevojave për mesues, pasi sipas saj të gjithë janë në dispozicion.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?