Vlerësimi psikosocial i mësuesve është prioritet nga Ministria e Arsimit për këtë vit shkollor, nisur nga rastet abuzive dhe të dhunës të ndodhura më parë brenda institucioneve të arsimit. Drejtoresha e politikave dhe Zhvillimit arsimor në Ministrinë e Arsimit Zamira Gjini thotë se ky vlerësim do të bëhet nga disa komisione të posaçme. Nëse nuk e kalojnë testin psikosocial, mësuesit nuk mund të bëhen pjesë e arsimit parauniversitar.
“Një vlerësim psikosocial i mësuesve për rastet kur ka raportime të abuzimeve dhe rasteve të dhunës. Janë vlerësime që do të kryhen nga komisione të posaçme me ekspert të fushës psikosociale të cilët do të vlerësojnë nëse një mësues është i aftë për të ushtruar profes ionin e tij në një institucion arsimor. “
Në fokus të sistemit arsimor këtë vit do të jetë zbatimi rigoroz i Kodit Etik për mësuesit dhe nxënësit.
“Në fakt çdo institucion arsimor ka një rregullore dhe të gjithë nxënësit e mësuesit duhet t’i nënshtrohen kësaj rregulloreje e kodit të etikë etikës në veshje dhe në sjellje.”
Edhe këtë vit, shkollat nuk do të mund ta shmangin mësimin me dy turne, por synimi është zbutja e këtij fenomeni.
“Edhe për ne është shqetësim mësimi me dy turne. Qeveria shqiptare dhe MAS dhe njësitë e qeverisjes vendore po punojnë fort për të rikonstruktuar këto godina në mënyrë që numri i shkollave m dy turne të ulet. Këtë vit vetëm në Tiranë hapen 12 shkolla.”
Më 12 shtator, shkollat hapin dyert për të pritur të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar dhe për herë të parë nxënësit e klasave të para në Shqipëri e Kosovë do të mësojnë abetare të unifikuar.
Asnje vend i botes nuk e ben nje idiotesi te tille.Intervistat qe te behen per te zene vendin e punes jane formuluar ne ate menyre qe te vleresojne edhe anen psiko-sociale.Nje pyetje kam per kete <<drejtoreshen>> qe duket qe s'ka dhene asnje ore mesim ne jeten e saj, po nxenesit i nenshtrohen nje testi te tille? Sepse jane ata qe i detyrojne shume mesues te agravojne veprimet e tyre dhe edhe po te mos jene me psikoza,i bejne ne fund,sidomos adoleshentet.I them keto nga eksperienca personale,sa here i kemi //torturuar// mesuesit e shkrete!Mesuesit ne shkolla do t'i ndaja ne 4 grupe:1-te ashper,para te cileve rrinim sus,keta dhe mund te perdornin doren kunder nesh,ose fjale te ashpra,2-indiferente,qe nuk canin shume koke,3-miqesore e te respektueshem,keta i quanim gati si shoket tane,por nuk abuzonim ne oret e tyre,4-te dobet,ne oret e ketyre benim numra.
PërgjigjuPo vete ministrat, kryeministri, politikanet dhe te gjithe qeveritaret me rradhe, kur do ti nenshtrohen testeve psikopatiko sociale?
Përgjigju