Në Gjirokastër, nxënësit rikthehen sot në bankat e shkollës për të nisur vitin e ri shkollor, duke sjellë një atmosferë emocionuese dhe festive.
Drejtoria Arsimore ben te ditur se në shkollat 9-vjeçare janë regjistruar 190 nxënës ne klase te pare, ose 43 me pak se vitin e kaluar. Klasat e 10-ta regjistruar nje renie prej 25 nxenesish.
Në total, ne gjithe bashkine e Gjirokastres numerohen 3,232 nxënës ne arsimin fillor e te mesem, një rënie prej 189 nxënësish krahasuar me vitin e kaluar.
Sakaq, shkollat janë përgatitur për të ofruar kushte të sigurta dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Ky moment është një tregues i përkushtimit të komunitetit të Gjirokastrës ndaj arsimit, edhe në kushtet e një rënieje të lehtë të regjistrimeve.
Lajmi kryesor:
Vëzhgim/ Shpopullimi ‘zbras’ shkollat e fshatrave! Bie numri edhe në qytete, më pak fëmijë në klasë të parë
K.M/SI.E./ReportTv.al