Në qarkun e Korçës, viti i ri shkollor do te nise me 3,726 nxënës më pak se një vit më parë. Sindikata e Pavarur e Arsimit vlereson se renia lidhet me emigracionin dhe uljen e lindshmërisë.
Problemi nuk prek vetëm shkollat e fshatrave, por edhe ato të qytetit. Megjithatë, sindikata sqaron se mësuesit nuk do të mbeten pa punë. Sipas marrëveshjes kolektive, ata do të sistemohen si mësues ndihmës në shkollat vartese të qarkut.
Rënia ka nisur të ndihet më së shumti në klasat e para. Specialistët paralajmërojnë se me kalimin e viteve kjo mungesë do të përhapet edhe në ciklet e tjera, duke ndikuar drejtpërdrejt në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze.
Komente
