Punëtorët duke punuar në vijat e bardha

Sociale

Viti i ri shkollor, Rama ndan fotot: Po bëhen ndërhyrjet e nevojshme për rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave

27 Gusht, 14:38| Përditesimi: 27 Gusht, 14:53

  • Share

Krahas përgatitjeve për materialet mësimore, po punohet edhe për rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor.

Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim se kanë nisur ndërhyrjet e nevojshme për të rritur sigurinë pranë shkollave që janë anës rrugës, me vijat e bardha, semaforë dhe mbikalime.

"Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, paralelisht me përgatitjet e tjera të materialeve mësimore po bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme për rritjen e sigurisë rrugore, (vijat e bardha, semaforë, mbikalime etj.) pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe ku fëmijët kalojnë çdo ditë për të ndjekur orët mësimore”, shkruan Rama.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?