Ministria e Arsimit

Viti i ri shkollor, shtyhet regjistrimi për klasën e parë dhe vitin e parë gjimnaz! Aplikimet e hapura në e-Albania deri më 10 shtator

7 Shtator 2023, 10:46| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 11:57

  • Share

Ministria e Arsimit shtyn për herë të dytë regjistrimin në shkolla, deri të dielën e 10 shtatorit, një ditë para nisjes së vitit të ri për arsimin para-universitar 2023-2024.

Ministria argumenton, se kjo shtyrje e dytë, pas asaj që u bë deri më 4 shtator, ka qëllim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit përmes sistemit e-Albania.

"Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024, me qellim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023. Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim”, thuhet në njoftim.

Afati i regjistrimeve ka qenë deri më datë 1 shtator, por për arsye se shumë fëmijë që nisin klasën e parë apo gjimnazin, kishin mbetur ende pa u regjistruar, u mor vendim të lihet afat deri më 10 shtator.

Për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnazin me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç, regjistrimi vijon të jetë i hapur deri më 30 shtator.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/09/2023 00:28

    Kush eshte,eshte e kush ka ikur,ka ikur e nuk kthehet me! Shtyjini sa te doni,por mos prisni ndonje ndryshim te madh ne numra.Tani besoj se kane mbetur pa u regjistruar ata qe nuk duan te shkollohen dhe ata qe nuk kane mundesi financiare per shkollim,ose nuk dine,ose nuk kane kompjuter per regjistrim,te cileve ju nuk u keni ofruar asnje alternative tjeter menyre regjistrimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?