Sociale

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

27 Dhjetor, 14:56| Përditesimi: 27 Dhjetor, 15:07

  • Share

Ditët e fundit të këtij viti dhe fillimi i vitit 2025 do të vazhdojnë me mot të qëndrueshëm, temperatura të ulëta dhe pa reshje shiu apo dëbore. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv se vetëm nga data 2 janar mund të ketë reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat do të vijojnë të qëndrojnë të ulëta, por në bregdet dhe zonat e ulëta nuk zbresin nën zero.
Zonat malore janë ato që vazhdojnë të qëndrojnë nën vlerat minimale nën zero, por që nuk shkojnë më poshtë se -2, -3 gradë”, tha Anira Gjoni për Report Tv.

Ndërkohë për ditën e nesërme Gjoni shtoi se temperaturat maksimale do të kapin vlerën 12 gradë.

“Në zonat bregedetare minimalet do të jenë 7 gradë dhe temperatura maksimale do të jetë 12 gradë. Zonat e ulëta ku bën pjesë edhe kryeqyteti minimalet do të jenë 3 gradë dhe maksimalet 9 gradë.

Në zonat malore minimalet do të jenë -2 gradë dhe ato maksimalet 3 gradë”, theksoi Gjoni, duke nënvizuar se në juglindje dhe verilindje gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë të kemi reshje dëbore.

Më tej Gjoni shtoi se ky dhjetor ka qenë më i ftohtë se viti i kaluar, me temperatura më të ulëta dhe praninë e reshjeve të dëborës.

Më 31 dhjetor minimalet në bregdet do të shënojnë 6 gradë dhe maksimalet 13 gradë.

Në zonat ulëta minimalet do të jenë 4 gradë dhe maksimalet do të jenë 10 gradë. 

Në zonat malore minimalet do të jenë 0 gradë dhe maksimalet 6 gradë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?