Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot, përmes një statusi në Facebook, artistët për qenë pjesë Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal. Aktiviteti mbahet në kuadër të "Vitit të Skënderbeut". Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.
Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente realizues të vënies në skenë. Për këtë Ministria e Kulturës krijoi një fond të dedikuar dhe kritere shumë të qarta për pjesëmarrje, por edhe Teatri i Operas dhe Baletit vendos në dispozicion të fituesve trupat realizuese dhe hap repertorin për vënien në skenë të veprave që do të dalin nga ky konkurs, e që do të përzgjidhen nga juri profesioniste ndërkombëtare.
Edi Rama, kryeministër
MIRËMËNGJES
dhe me këtë ftesë për të qene pjesë me artin tuaj në Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal, ju uroj një të dielë të bukur
Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente realizues të vënies në skenë.
Për këtë Ministria e Kulturës krijoi një fond të dedikuar dhe kritere shumë të qarta për pjesëmarrje, por edhe Teatri i Operas dhe Baletit vendos në dispozicion të fituesve trupat realizuese dhe hap repertorin për vënien në skenë të veprave që do të dalin nga ky konkurs, e që do të përzgjidhen nga juri profesioniste ndërkombëtare.
Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.
Krijimtari të mbarë dhe ju mirepresim.
Komente

Z RAMA JE I MIRE ME MINISTER KULTURE POR JO SI KRYEMINISTER PO E MERR NE QAFE KETE POPULL ME VEPRIME JO TE DUHURA
Përgjigju