ELBASAN- Në prag të nisjes së vitit shkollor 2019-2020 Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja zhvilloi një takim me drejtuesit e të gjitha shkollave në Bashkinë e Elbasanit në kuadër të , evidentimit të problematikave dhe ndërhyrjeve sa më shpejt të jetë e mundur për t'i zgjidhur.
Duke e vënë theksin tek rëndësia e arsimit, Llatja, theksoi se Bashkia e Elbasanit vit pas viti do të shtojë buxhetin për arsimin. Ai kërkoi nga drejtuesit e shkollave, por edhe nga drejtuesit e Zyrës Arsimore Elbasan që të mos ketë asnjë diferencë në mësimdhënie si në qytet ashtu edhe në fshat. Kryetari i Bashkisë kërkoi nga drejtuesit e shkollave një bashkëpunim më të ngushtë për të paraqitur dhe zgjidhur së bashku çdo problem të mundshëm. Llatja shtoi se, Agjencia e Shërbimeve Publike, në dy muajt në vazhdim, do të jetë në dispozicion të institucioneve arsimore për të ndërhyrë për çdo problem të mundshëm.
"E njëjta rrugë, do të ndiqet edhe për sa i përket infrastrukturës." tha Llatja.
Për të lidhur edhe më shumë komunitetin me shkollën, Llatja kërkoi që ambientet sportive të shkollave të përdoren, gjatë orëve të pasdites, nga komuniteti. Të pranishëm në takim, drejtori i Zyrës Arsimore Elbasan Alqi Çabiri dhe nënkryetarja e Bashkisë Vesa Liço theksuan rëndësinë e këtyre takimeve për bashkëpunimin mes institucioneve dhe mbarëvajtjen e punës.
Komente
