Kronikë

Shqiptarët turistë në SHBA/ Ambasada: Sigurohuni! Nuk duhet të...

27 Qershor 2019, 11:21| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 11:33

  • Share

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë së fundmi një këshillë për gjithë ata persona që do të udhëtojnë këtë verë në kontinetin e largët amerikan.

Sipas saj, ata që do shkojnë me vizë turistike nuk mund të punojnë apo të frekuentojnë shkollën. Një veprim kundër këtij 'rregulli' do përbënte problem për marrjen e një vize tjetër në të ardhmen.

"Sigurohuni që të respektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen."-sugjeron ambasada.

E plotë:

Do të udhëtoni në SHBA për pushime këtë verë? Sigurohuni që të respektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen. Keni pyetje për çfarë është e lejuar të bëni ose jo ndërkohë që jeni në SHBA me një vizë turistike? Më pyesni mua!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?