“Vizatime nga vendi i jetës” e ka titulluar Piktori i Merituar Anastas Kostandini ekspozitën e tij me mbi 70 vizatime, që të gjitha si simbolika dhe si gjendje shpirtërore e artistit me vendlindjen e tij, Pogradecin.
Një intervistë brilante në studion magjike të mjeshtër Tasos, mozaiku që sjell për turistët në stinën e verës historinë 2400 vjeçare të Pogradecit dhe më pas qëndrimet e tij ndaj politikës.
Piktori i Merituar dhe Qytetari i Nderit të qytetit të Pogradecit Anastas Kostandini, rrëfen disa nga sekretet e punës së tij krijuese, nga mosha e fëmijërisë, deri në prag të stinës së verës.
Ndiqni reportazhin “Vizatime nga vendi I jetës”, nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.
Komento